U zhvillua mbledhja e Konferencës së Kryetarëve

  • Postuar më, 11/05/2022

Nën drejtimin e Kryetares së Kuvendit, znj. Lindita Nikolla, sot u zhvillua mbledhja e Konferencës së Kryetarëve.

Mbledhja shqyrtoi kërkesën e shtatë deputetëve të  Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike “Për ngritjen e Komisionit të Posaçëm të Kuvendit për Investimet Strategjike” dhe kërkesën e një grupi deputetësh për mocion me debat të finalizuar me Rezolutë në lidhje me “Njohjen e gjenocidit të Srebrenicës, Bosnjë-Hercegovinë”.Konferenca e Kryetarëve vendosi rrëzimin e kërkesës “Për ngritjen e Komisionit të Posaçëm të Kuvendit për Investimet Strategjike”.

Konferenca e Kryetarëve nuk pati dakortësi për kërkesën për mocion me debat të finalizuar me Rezolutë në lidhje me “Njohjen e gjenocidit të Srebrenicës, Bosnjë-Hercegovinë” dhe vendosi tia kalojë seancës plenare.

Konferenca e Kryetarëve vendosi që koha e debatit mbi raportimet e institucioneve të pavarura të jetë 90 minuta secila.


Share