Kryetarja e Kuvendit, znj. Lindita Nikolla, mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të pedagoges Edlira Haxhiymeri.

  • Postuar më, 14/05/2022

Kryetarja e Kuvendit, znj. Lindita Nikolla, ka shprehur sot ngushëllimet për ndarjen nga jeta të pedagoges Edlira Haxhiymeri.

“Me dëshpërim mora lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta të Edlira Haxhiymerit. Edlirën do ta kujtojmë si një pedagoge e shkencëtare të shquar, me kontribute të spikatura për më shumë se tre dekada në Universitetin e Tiranës dhe arsimin shqiptar, në jetën politike e publike, si një aktiviste e palodhur e shoqërisë civile, nënë e bashkëshorte,  qytetare e angazhuar për progresin e shoqërisë dhe të grave e vajzave të Shqipërisë!

U prehsh në paqe, Edlirë e dashur!”, shkruan në mesazhin e saj Kryetarja e Kuvendit, znj. Lindita Nikolla.


Share