Komisioni për Ekonominë dhe Financat miratoi projektligjin “Për vreshtarinë dhe verën”
- Postuar më, 16/05/2022
Në drejtimin e kryetarit z.Eduard Shalsi,
komisioni për Ekonominë dhe Financat shqyrtoi në cilësinë e komisionit për dhënie
mendimi projektligjin “Për vreshtarinë dhe verën”, i cili ishte miratuar parimisht
në një nga mbledhjet e kaluara të komisionit. Të ftuar për t’iu përgjigjur
pyetjeve të deputetëve ishin: z. Roland
Kristo, zëvendësministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, si dhe stafi teknik
i Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural dhe Ministrisë së Financave dhe
Ekonomisë. Deputetja znj.Pranvera Resulaj, paraqiti në cilësinë e relatores disa propozime për riformulimin e
disa neneve të caktuara, për të cilat u dakordësua edhe me përfaqësuesit e
MBZHR-së. Pas pyetjeve dhe diskutimeve,
komisioni miratoi nen për nen dhe në tërësi projektligjin në fjalë.