Komisioni i Ligjeve zhvillon mbledhje të posaçme për shqyrtimin e kandidaturave për zgjedhjen e Presidentit të ri të Republikës, në votimin e raundit të dytë
- Postuar më, 23/05/2022
Në bazë të vendimit nr.11, datë 17.05.2022 të Konferencës së
Kryetarëve, nën drejtimin e kryetares znj. Klotilda Bushka, komisioni për
Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut u mblodh në
një mbledhje të posaçme për shqyrtimin e kandidaturave për zgjedhjen e
Presidentit të ri të Republikës, në votimin e raundit të dytë. Në nisje të mbledhjes znj.Bushka parashtroi
procedurën e ndjekur pas ezaurimit të raundit të parë, duke sqaruar më tej se
afati për dorëzimin e kandidaturave të raundit të dytë ishte data 22 maj 2022
dhe se nuk është depozituar asnjë kandidaturë. Më tej në cilësinë e
relatorit, deputeti z.Eduart Ndreca paraqiti raportin e komisionit për Çështjet
Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, i cili do i përcillet
për shqyrtim seancës plenare të posaçme, të thirrur sot (datë 23.5.2022, ora 18:00).
Pas diskutimeve, komisioni miratoi raportin duke ia përcjellë seancës plenare.
Deputetët e opozitës nuk morën pjesë në votim.