Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin, miratoi projektrezolutën “Për vlerësimin e punës së Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare AKEP për vitin 2021”
- Postuar më, 24/05/2022

Në
drejtimin e kryetarit z. Arben Pëllumbi, komisioni për Veprimtaritë Prodhuese,
Tregtinë dhe Mjedisin, shqyrtoi projektrezolutën “Për vlerësimin e punës së
Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare AKEP për vitin 2021”.
Relatori
i çështjes z. Laert Duraj tha se vlerësohet puna e bërë nga AKEP për Marrëveshjen
Rajonale të Roaming, e cila filloi nga muaji Korrik i vitit 2021. Po ashtu, ai vlerësoi
impenjimin e bërë nga AKEP në kuadër të mbrojtjes së konsumatorit, bashkëpunimin
e tij me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale si edhe me Autoritetin
e Konkurrencës etj.
"Kuvendi
i Shqipërisë për vitin 2022 rekomandon që AKEP të angazhohet veçanërisht në këto
aspekte të veprimtarisë së tij, të bashkëpunojë edhe më ngushtë me autoritetin
e Konkurrencës për të shmangur krijimin e një tregu oligopol, të ndjekë
zbatimin e Rregullores për Mbrojtjen e Konsumatorëve dhe Përdoruesëve të Shërbimeve
elektronike publike.” theksoi z. Duraj.
Pas
diskutimeve, sugjerimeve dhe komenteve, në cilësinë e komisionit përgjegjës, anëtarët
e komisionit e miratuan me votë këtë projektrezolutë.