Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, zhvilloi seancë dëgjimore me Avokaturën e Përgjithshme të Shtetit, mbi Raportin e vitit 2021
- Postuar më, 24/05/2022

Në
drejtimin e kryetares znj. Klotilda Bushka, Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën
Publike dhe të Drejtat e Njeriut, zhvilloi një seancë dëgjimore me Avokaturën e
Përgjithshme të Shtetit, mbi Raportin Vjetor gjatë vitit 2021. Të ftuar ishin
z. Odise Moçka Avokat i Përgjithshëm i Shtetit, z. Embro Ahmetaj Avokat i
Shtetit dhe znj. Eva Dyrmishi Avokate e Shtetit.
Kryetarja
e komisionit, znj. Bushka në fillim të mbledhjes u shpreh se sipas kuadrit
ligjor për organizimin e Avokaturës së Shtetit, paraqitet të paktën 1 herë në
vit në Komisionin e Ligjeve për të raportuar si agjent përkatës në lidhje me ekzekutimin
e vendimeve të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut.
Avokati
i Përgjithshëm i Shtetit z. Moçka, bëri një prezantim mbi punën e këtij
institucioni për vitin 2021, ku tha se ky Raport reflekton të gjithë punën e bërë
nga Avokatura e Shtetit në vitin 2021., duke dhënë informacionin e duhur për
objektivat e matura dhe masat e marra për ekzekutimin e Vendimit të GJEDNJ-së.
“GJEDNJ ka dhënë 12 vendime për pjesën e Shqipërisë
dhe është e rëndësishme për të theksuar se në njërin prej vendimeve janë
bashkuar 195 kërkesa që kanë të bëjnë me çështje të trajtimit të pronës. “ ,
theksoi z. Moçka.
Po
ashtu, ai shtoi se Avokatura e Shtetit në përputhje edhe me rekomandimet e
Gjykatës por edhe me vendimet e Gjykatës Kushtetuese e cila kërkoi që
ndryshimet për ligjin e pronës të vitit 2015 të bëheshin me ligj, aktualisht
Avokatura është duke asistuar Ministrinë e Drejtësisë për të përgatitur
ndryshimet e reja ligjore që kanë për tu bërë pjesë e ligjit të ri të pronës,
dhe më këtë mënyrë synohet të zgjidhet një nga problemet më të mëdha që ka
pasur administrata dhe shoqëria shqiptare gjatë 30 viteve.
Më
tej, anëtarët e komisionit vazhduan me pyetje, komente dhe diskutime të
ndryshme mbi këtë Raport.
Dy
çështjet e tjera të parashikuara në rendin e ditës, do të zhvillohen në një
seancë të radhës së mbledhjes së komisionit.