Komisionet për Integrimin Europian të Kuvendeve të Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës zhvilluan një takim pune në Tiranë

  • Postuar më, 24/05/2022

Komisionet për Integrimin Europian të Kuvendeve të Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës zhvilluan një takim pune në Tiranë. Objekt i këtij takimi ishte veprimtaria e komisioneve, shkëmbimi i eksperiencave dhe mbështetja reciproke në ecurinë e integrimit europian të vendeve tona. Komisionet diskutuan mbi rakordimin e agjendave të tyre lidhur me qendrimet që do të mbahen në organizmat ndërkombëtare.

Përfaqësia e Kosovës kërkoi nga pala shqiptare që të vijojë mbështetjen për njohjen e Kosovës, sidomos nga shtetet anëtare të Bashkimit Europian.



Share