Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik seancë dëgjimore për diskutimin e Raportit mbi veprimtarinë 1-vjeçare për vitin 2021 të RTSH
- Postuar më, 24/05/2022
Në drejtimin e nënkryetarit z. Petro Koçi, Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik zhvilloi një seancë dëgjimore për diskutimin e Raportit mbi veprimtarinë 1-vjeçare për vitin 2021 të RTSH. Të pranishëm ishin Kryetari i Këshillit Drejtues të RTSH-së, z. Leka Bungo, Drejtori i Përgjithshëm i RTSH-së, z. Enkelejd Joti, zëvendes drejtori i rtsh, z. Redi Neziri. Z. Bungo në fjalën e tij mbi raportimi mbi veprimtarinë vjetore të RTSH për vitin 2021 përsëriti propozimin e tij, të cilin e konsideron rrugën e vetme për reformimin e Rtsh-së; mundësinë e mbylljes për tre muaj dhe më pas krijimin e tre komisionene, teknik, gazetarie dhe nkë komision krijues. Për sa i përket çështjeve financiate z. Bungo, duke vlerësuar mbështetjen e buxhetit të shtetit gjatë viteve të fundit dhe në vijim të buxhetit për 2022, theksoi faktin që nevojitet ende mbështetje financiare për RTSH pasi e konsideroi të domosdoshme. Një problematikë tjetër që ngriti kryetari Bungo dhe për këtë kërkoi mbështetjen e Kuvendit, kishte të bënte me kërkesën për ndryshimin e tavaneve buxhetore pasi sipas tij, kjo do ndikonte drejtpërdrejtë në rritjen e cilësisë së projekteve dhe programeve. Të pranishmit bënë propozime të tjera lidhur me rritjen e të ardhurave dhe pagesave për artistët dhe krijuesit