Zëvendëskryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, znj. Ermonela Valikaj (Felaj), priti Drejtoren e NDI për Shqipërinë, Ana Kovacevic
- Postuar më, 27/05/2022

Zëvendëskryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, znj. Ermonela Valikaj (Felaj), priti sot në një takim pune Drejtoren e NDI për Shqipërinë, Ana Kovacevic. Zëvendëskryetarja Felaj gjatë takimit theksoi fuqizimin e mbështetjes parlamentare, në kuadrin e zbatimit të projektit PACEP, financuar nga Qeveria Zviceriane. Zbatimi i këtij projekti ka një rëndësi të veçantë për Kuvendin e Shqipërisë dhe modernizimin e shërbimeve parlamentare.
Qendra e pritjes se qytetarëve do te jetë objekti që do t’i japë një tjetër perceptim publik jetës parlamentare, duke bërë pjesë të saj dhe qytetarët. Nënkomisioni për barazinë gjinore dhe Aleanca e grave deputete do të riaktivizohen pasi janë dy grupine me ndikim në politikat për barazinë gjinore.
Drejtore e NDI, znj. Ana Kovacevic, bëri një prezantim të shkurtër të arritjeve të projektit PACEP dhe planin e ardhshëm 4-vjeçar dhe u shpreh e gatshme për vijueshmërinë e mbështetjes së Kuvendit të Shqipërisë.