Me kërkesë të Grupit Parlamentar Demokraci dhe Integrim, u zhvillua një veprimtari shkencore historike për gjysmën e parë të shekullit XIX
- Postuar më, 20/06/2022

Me
nismën e deputetëve të Grupit Parlamentar Demokraci dhe Integrim, PDIU,
Fondacioni Çamëria “Hasan Tahsini” dhe shoqata Patriotike “Çamëria”, si edhe
deputetët z. Shpëtim Idrizi, znj. Mesila Doda dhe z. Nustret Avdulla,
organizuan në Kuvendin e Shqipërisë një seancë përkujtimore për shkencore
historike për gjysmën e parë të shekullit XIX.
Kjo
seancë u drejtua dhe moderua nga deputetja znj. Mesila Doda, e cila falenderoi
të pranishmit dhe vlerësoi kontributin e tyre për çështjen e Çamërisë.
Gjatë
fjalës së tij kryetari i PDIU z. Shpëtim Idrizi u shpreh se “Falë PDIU, çështja
Çame hyri për herë të parë në deklarimet e Brukselit e në agjendën e bisedimeve
mes dy qeverive, megjithëse njëra palë thotë që ajo nuk ekziston. Përpjekja
jonë e vazhdueshme, prania jonë sot në këtë sallë, i hap sytë çdo të verbri që
deklaron se nuk na njeh, e ne nuk ekzistojmë”.
Të
pranishmit, studiuesit, historianët dhe përfaqësuesit e tjerë diskutuan mbi
zgjidhjen dhe respektimin e të drejtave të njeriut, të cilat i shohin si tipare
thelbësore te kauzës së tyre.
Në
fund të seancës, znj. Mesila Doda falenderoi edhe njëherë të gjithë të
pranishmit për mbështetjen e tyre