Delegacioni parlamentar nga Komisioni për Politikën e Jashtme përmbylli vizitën katër ditore në Kalabri duke vizituar Kolegjin e Shën Adrianit, institucioni më i madh ku janë përgatitur themeluesit e arsimit modern shqiptar

  • Postuar më, 21/06/2022

Delegacioni parlamentar nga Komisioni për Politikën e Jashtme përmbylli vizitën katër ditore në Kalabri duke vizituar Kolegjin e Shën Adrianit, institucioni më i madh ku janë përgatitur themeluesit e arsimit modern shqiptar.

Po ashtu në San Demetrio Corone parlamentarët u takuan me kryetarët e komunave arbëreshe, më të cilët u diskutua situata aktuale. Kryetarja e delegacionit znj. Mimi Kodheli tha se kjo vizitë studimore është e një rëndësie të veçantë për deputetët pasi kjo do ti shërbejë njohjes nga afër të problemeve. Deputeti Kreshnik Çollaku u shpreh se vetëm bashkimi i të gjithë komunave do ta bëjë zërin arbëresh më të fortë duke kërkuar zbatimin e ligjit për minoritetet.

Në përfundim u firmos një Memorandum Mirëkuptimi mes Qendrës për Studime dhe Publikime për Arbëreshët dhe komunave arbëreshe.


Share