Konferenca e Kryetarëve shqyrtoi kërkesën e 35 deputetëve të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike për ngritjen e Komisionit Hetimor të Kuvendit “Për verifikimin e mënyrës së zbatimit të ligjit nr. 55/2015 “Për investimet strategjike në Republikën e Shqipërisë””

  • Postuar më, 21/06/2022

Nën drejtimin e Kryetares së Kuvendit, znj. Lindita Nikolla, u zhvillua mbledhja e Konferencës së Kryetarëve.

Mbledhja shqyrtoi kërkesën e tridhjetë e pesë deputetëve të  Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike për ngritjen e Komisionit Hetimor të Kuvendit “Për verifikimin e mënyrës së zbatimit të ligjit nr. 55/2015 “Për investimet strategjike në Republikën e Shqipërisë””.  

Duke qenë se mbledhja e Konferencës së Kryetarëve nuk arriti konsensus, vendosi që tia kalojë këtë çështje për shqyrtim seancës plenare te datës 23 qershor.


Share