Komisioni për Ekonominë dhe Financat, miratoi një Akt Normativ dhe një projektligj

  • Postuar më, 21/06/2022

Në drejtimin e kryetarit z. Eduard Shalsi, komisioni për Ekonominë dhe Financat, shqyrtoi Aktin Normativ nr.10 datë 15.5.2022 “Për kompensimin financiar të çmimit për disa materiale ndërtimi, sipas përcaktimeve në kontratat publike për punë, si pasojë e situatës së veçantë, të krijuar në treg gjatë vitit 2022”.

Të ftuar ishin z. Ilir Bejtja zëvendësministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, z. Gentian Gjyli drejtor i Drejtorisë së Ndërtimit dhe Mirëmbajtjes (ARRSH), z. Genti Raca, përgjegjës i Sektorit të Preventivit në ARRSH. Ndërsa nga ministria e Financave dhe Ekonomisë ishin të ftuar zëvendësministrja znj. Adela Xhemali, znj. Mimoza Dhëmbi drejtor i Përgjithshëm, Drejtoria e Përgjithshme e Buxhetit dhe z. Idlir Gjata Këshilltar në këtë ministri.

Zëvendësministrja Xhemali, u shpreh ndër të tjera se ky Akt Normativ përcakton se efektet financiare përballohen për Njësitë e qeverisjes Vendore, buxhetet qendrore dhe fondet e shoqërive me kapital shtetëror, megjithatë ministria e Financave dhe Ekonomisë do të ndjekë hap pas hapi zbatimin e këtij Akti.

Pas diskutimeve, pyetjeve dhe përgjigjeve, Akti Normativ u miratua me votë nga anëtarët e komisionit.

Më tej, mbledhja vazhdoi me shqyrtimin e projektligjit “Për krijimin dhe funksionimin e Parqeve Teknologjike dhe Shkencore”.

Të ftuar për këtë pikë ishin z. Besart Kadia zëvendësministër i Financave dhe Ekonomisë, z. Saimir Mucmataj drejtor në Drejtorinë e Programimit, Standardizimit dhe Harmonizimit të Kuadrit Rregullator, z. Ermal Frashëri drejtor i Përgjithshëm i Korporatës së Investimeve Shqiptare (AIC), z. Nikolla Lera drejtor i Përgjithshëm i Politikave Makroekonomike dhe Çështjeve fiskale.

Relatori i çështjes, z. Benet Beci në fjalën e tij theksoi se objektivat dhe rezultatet e synuara të propozimit janë nxitja e zhvillimit të industrive të teknologjisë së lartë dhe inovacionit në prodhim, kërkim-zhvillimi për produkte dhe shërbime të reja  të cilat i përkasin inovacionit në prodhim, krijimin e vendeve më të kualifikuara të punës për profesionistë të fushave të shkencës dhe teknologjisë etj.

Qëllimi i tij është të rregullojë krijimin, organizimin dhe funksionimin e parqeve teknologjike dhe shkencore në Republikën e Shqipërisë.

Në fund të diskutimeve, në cilësinë e komisionit për dhënie mendimi, ky projektligj u miratua në parim, Nen për Nen dhe në tërësi.

Gjithashtu akti normativ "Per kompensimin financiar te cmimit per disa materiale ndertimi, sipas percaktimeve ne kontratat publike per pune, si pasoje e situates se vecante, te krijuar ne treg gjate vitit 2022” u mor në shqyrtim dhe u diskutua edhe në komisionin për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë 

Relatori i projektaktit për komisionin z. Ilirjan Pendavinji sqaroi se ky akt normativ propozohet me qellim zgjidhjen e problematikave te krijuara nga rritja e cmimeve te hekurit, cimentos, bitumit, tubave plastike, aluminit, bakrit dhe zinkut. Diskutimet e anëtarëve vijuan me çështje që kishin të bënin me probleme të pagave të të punësuarve dhe punësimin. Diskutimet për aktin normativ në fjalë do të vijojnë edhe në mbledhjen e ardhshme të komisionit, në prani të përfaqësuesve të ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë dhe ministrisë  se Financave dhe Ekonomisë


Share