Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin shqyrtoi projektligjin “Për Urdhërin profesional të inxhinierëve”, nismë e deputetes znj. Luljeta Bozo

  • Postuar më, 22/06/2022

Në drejtimin e kryetarit z. Arben Pëllumbi, komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin shqyrtoi projektligjin  “Për Urdhërin profesional të inxhinierëve”, nismë e deputetes znj. Luljeta Bozo. Të ftuar nga znj. Bozo në këtë seancë, si përfaqësues te grupit te interesit nga shoqatat inxhinierike, ishin z. Gezim Beqaj, z. Edmond Hoxha, z. Fatos Tusha, z. Romeo Nazarko, z. Vladimir Agalliu dhe z. Ardian Kasapi. Ndërsa nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, ishte znj. Kledia Ngjela, Drejtor i Përgjithshëm i Drejtorisë se Përgjithshme Rregullatore dhe Përputhshmërisë në Infrastrukturë dhe Energjisë.

Në prezantim të këtij projektligji, znj. Bozo u shpreh se të gjitha shoqatat inxhinierike, pasi kane dakordesuar draftin final, nëpërmjet personave te autorizuar kane garantuar nëpërmjet një dokumenti shkresor gjithë mbështetjen e tyre për procesin e filluar nëpërmjet kësaj nisme ligjore, dhe nga ana tjetër, projektligji ka përfshirë gjithë vërejtjet dhe problematikat qe kane dale nga opinionet me shkrim te gjithë komunitetit te inxhiniereve, parashtruar prej tyre ne faqen zyrtare të Ministrisë se Infrastrukturës dhe Energjisë, në të cilën u paraqit Projektligji fillestar.

“Projektligji ka dy qëllime kryesore, rregullimin e mënyrës se organizimit dhe funksionimit te marrëdhënieve që lindin ndërmjet, nga njëra ane, gjithë subjekteve qe ushtrojnë profesionin e inxhinierit gjate ushtrimit te veprimtarisë se tyre, dhe, nga ana tjetër, subjekteve publike apo private qe përfitojnë nga kjo veprimtari, dhe së dyti rregullimin e mënyrës se organizimit dhe funksionimit te brendshëm te komunitetit te inxhiniereve”.”, theksoi znj. Bozo.

Projektligji përmbledh aplikimin e gjithë parimeve themelore mbi te cilat janë ndërtuar urdhrat Profesional te Inxhiniereve ne BE dhe vende te tjera te zhvilluara. Ky Projektligj është modeluar ne referim te ligjit rregullator te Republikës Italiane, "Për Urdhrin Profesional te Inxhiniereve Italiane" duke përshtatur rregullimet e tij ne funksion te veçantive te realitetit shqiptar.

Komisioni vazhdoi me diskutime, pyetje dhe komente të ndryshme.

 


Share