Kryetarja e Komisionit parlamentar për Politikën e Jashtme, znj. Mimi Kodheli pret në takim Ambasadorin çek në Tiranë, SH.T.Z. Karel Urban

  • Postuar më, 23/06/2022

Kryetarja e Komisionit parlamentar për Politikën e Jashtme, znj. Mimi Kodheli zhvilloi një takim me Ambasadorin e Përhershëm dhe Fuqiplotë të Republikës Çeke në Tiranë, SH.T.Z. Karel Urban, me kërkesë të këtij të fundit. 

 Znj. Kodheli vlerësoi lidhjet e ngushta dhe miqësore, historike e tradicionale midis dy vendeve, të cilat këtë vit shënojnë 100 vjetorin e vendosjes së marrëdhëniet diplomatike.

Kryetarja e Komisionit për Politikën e Jashtme e uroi Ambasadorin e Republikës çeke për Presidencën e rradhës së BE, për periudhën 1 korrik deri 31dhjetor 2022. Zonja Kodheli shprehu mirënjohjen për përkrahjen e vazhdueshme që Çekia i ka dhënë Shqipërisë përgjatë tërë procesit të integrimit të saj euroatlantik si dhe vlerësimin për qendrimin e vendosur në favor të perspektivës evropiane të Ballkanit Perëndimor.

Ambasadori çek, pasi falenderoi për mikpritjen, u shpreh se gjatë muajve të parë të mandatit të tij kishte patur rastin të njihej me historinë dhe traditat e popullit shqiptar si dhe me bukurinë dhe potencialin e vendit, çka përbën një interes të konsiderueshëm për investitorët çekë. Me tej ai konfirmoi edhe një herë mbështetjen e plotë të vendit të tij përsa i përket proceseve integruese të Shqipërisë në BE dhe veçanërisht hapjes sa më parë të negociatave.  Ballkani Perendimor dhe integrimi i tij europian është ndër prioritetet e Republikës çeke do të vazhdojë të mbetet i tille edhe gjatë periudhës së presidences çeke të BE, u shpreh Ambasadori Urban. Gjatë takimit bashkëbiseduesit folën mbi çështje të bashkëpunimit ndërparlamentar dypalësh dhe në kuadrin e Parlamentit europian. Gjithashtu bashkëbiseduesit shkëmbyen mendime mbi situatën politike në Europe e veçanërisht mbi pushtimin e Ukrainës nga Rusia dhe rrezikun e pasojat e politikës agresive të Rusisë në Europë.


Share