Kuvendi u mblodh në seancë plenare

  • Postuar më, 23/06/2022

Në drejtimin e Kryetares, znj. Lindita Nikolla, Kuvendi u mblodh diten e sotme ne seancë plenare. 

Në fillim te seancës, u miratua procesverbali i seancës plenare të datës 09.06.2022 (neni 44, pika 2, i Rregullores) dhe njëkohësisht Kryetarja njoftoi deputetët për çështjet e depozituara në Kuvend. 

Znj. Nikolla njoftoi se, sipas rendit të ditës, Raporti i veprimtarisë së Komisionit të Prokurimit Publik për vitin 2021 dhe diskutimi i Aktit normativ nr.10 datë 15.5.2022 “Për kompensimin financiar të çmimit për disa materiale ndërtimi, sipas përcaktimeve në kontratat publike për punë, si pasojë e situatës së veçantë, të krijuar në treg gjatë vitit 2022”, për arsye objektive, do të shtyhen për një seancë tjetër, me dakordësim kjo edhe të deputetëve të pranishëm.

Rreth çeshtjes tjetër të rendit të ditës, Raporti i veprimtarisë vjetore të Departamentit të Administratës Publike për vitin 2021, u zhvillua debat i kërkuar nga  Kryetari i Grupit Parlamentar i Partisë Demokratike, z. Enkelejd Alibeaj. 

Deputetja Klotilda Bushka, në fjalën e saj për këtë Raport, u shpreh se sa i takon Rezolutës së Kuvendit të Shqipërisë për këtë institucion vitin e kaluar, janë përmbushur 7 nga 10 rekomandimet e dhëna, nderkohë që 3 prej tyre janë në proces. 

Kjo projektrezolute miratua me 69 vota Pro.

Me tej, seanca vijoi me diskutimin e Projektvendimit “Për ngritjen e Komisionit hetimor të Kuvendit “Për verifikimin e mënyrës së zbatimit të ligjit nr. 55/2015 “ Për investimet strategjike në Republikën e  Shqipërisë””. Ky Projektvendim u rrëzua me 74 vota Kundër.

Sipas projektvendimeve “Për emërimin e një anëtari në Komisionin e Konkurrencës”, u zgjodhën dy anëtarë të rinj të këtij institucioni: znj. Leida Matja, me 105 vota Pro, dhe z. Durim Kraja, me 118 vota Pro.

Seanca i mbylli punimet rreth orës 16:00.


Share