U zhvillua mbledhja e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin

  • Postuar më, 24/06/2022

Nën drejtimin e Kryetares së Kuvendit, njëherësh edhe Kryetare e  Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, u zhvillua mbledhja e këtij Këshilli.

Mbledhja shqyrtoi mocionin e 1/10 së deputetëve përfaqësues të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike për ndjekjen e procedurës parlamentare për konstatimin e pavlefshmërisë dhe mbarimit te mandatit të deputetes Olta Xhaçka.

Me kërkesën e anëtarëve, përfaqësues të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin vendosi që mbledhja të vijojë në një ditë tjetër, pasi anëtarët e Këshillit të njihen me dokumentacionin përkatës.


Share