Akademiku i shquar Rexhep Qosja i shkruan Kryetares se Kuvendit, znj. Lindita Nikolla: Me përzemërsi të përkushtuar për urimin Tuaj!
- Postuar më, 26/06/2022

Akademiku i njohur Rexhep Qosja festoi dje 86-vjetorin e lindjes. Mes urimeve të shumta, shquante letra e Kryetares së Kuvendit, znj. Lindita Nikolla, ndaj urimit të së cilës profesori i njohur reagoi me një vlerësim e mirënjohje të veçantë:
“Shumë e nderuar Kryetare e Kuvendit të Shqipërisë, znj. Lindita Nikolla,
Ju faleminderit pamatshëm për urimin Tuaj të veçantë me domethënien e me vlerësimin që më dhuruat me rastin e 86- vjetorit. Ua kthefsha në gëzime dhe me gëzime Ju dhe familjes Suaj të nderuar dhe të dashur.
Me përzemërsi të përkushtuar,
REXHEP QOSJA”