Komisioni për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë miratoi aktin normativ nr.10 datë 15.5.2022 “Për kompensimin financiar të çmimit për disa materiale ndërtimi, sipas përcaktimeve në kontratat publike për punë, si pasojë e situatës së veçantë, të krijuar në treg gjatë vitit 2022”

  • Postuar më, 27/06/2022

Në drejtimin e kryetares, znj. Grida Duma Komisioni për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë mori në shqyrtim aktin normativ nr.10 datë 15.5.2022 “Për kompensimin financiar të çmimit për disa materiale ndërtimi, sipas përcaktimeve në kontratat publike për punë, si pasojë e situatës së veçantë, të krijuar në treg gjatë vitit 2022”.

Të pranishëm në komision, për shpjegimin e projektatit, qëllimit dhe synimeve të tij, ishin përfaqësues nga ministria e Financave dhe Ekonomisë, ministrise se infrastruktures dhe Energjisë dhe ARRSH. 

Zëvendësministri i ministrisë së Infrastruktures dhe Energjise z.  Ilir Bejtja sqaroi se ky akt normativ eshte hartuar per efekt te ndryshimeve te çmimeve te materialeve te ndertimit, si pjese e paketes antikrize, per shoqerite e ndertimit, te cilat kane kontrata te puneve publike ne proces me fonde te buxhetit te shtetit, te njesive te qeverisjes qendrore dhe vendore, njesive zbatuese te caktuara ne kuader te procesit te rindertimit ose te enteve te tjera publike apo te shoqerive me kapital shteteror te pakten 51%. ”Rritja e cmimeve, kryesisht e materialeve te ndertimit, ka krijuar nje situate te paperballueshme per shoqerite e ndertimit ne realizimin e punimeve te kontratave per investimet publike dhe kjo  gjendje i detyron shoqerite te nderpresin punimet duke sjellë mosrealizimin ne kohe te grafikut te punimeve, gje qe ka ndikim dhe ne nxjerrjen pa pune te nje armate punonjesish te perfshire ne procesin e ndertimit, ndaj nepermjet aktit normativ mund arrihet rregullim i kesaj situate ne menyre te perkohshme deri ne përfundim të kësaj situate të veçantë” sqaroi zëvendësministri Bejtja. Znj. Anila Denaj në cilësinë e relatores vlerësoi aktin duke e vënë theksin sidomos te impakti i tij, në punësim. Pas pyetje, diskutimeve dhe objeksioneve, anëtarët miratuan aktin  normativ në fjalë i cili i kalon seancës plenare për shqyrtim.


Share