Konstituohet Nënkomisioni për Administratën Publike
- Postuar më, 29/06/2022

U zhvillua mbledhja e parë konstituese e Nënkomisionit
për Administratën Publike, në përbërje të Komisionit për Çështjet Ligjore,
Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut i ngritur me vendimin nr.
40/2022 të Kuvendit. Nënkomisioni përbëhet nga 7 anëtarë: Ermonela Felaj (Valikaj),
kryetare, z. Saimir Korreshi, zëvendëskryetar, si dhe anëtarët: z.Bardhyl
Kollçaku, z. Lavdrim Krashi, znj. Hatixhe Konomi, z. Oerd Bylykbashi, z. Fatmir
Mediu, si dhe anëtarët zëvendësues:z. Fadil Nasufi, z. Ilir Topi dhe z. Gazmend
Bardhi.
Në nisje të mbledhjes kryetarja znj.Felaj, propozoi deputeten
e grupit parlamentar socialist znj.Hatixhe Konomi, si sekretare të nënkomisionit,
propozim i cili u miratua në unanimitet nga të gjithë anëtarët. Rendi i ditës
vijoi me diskutime mbi kalendarin
e punës së nënkomisionit dhe kontaktet me institucionet kyçe nga të cilat do të
mund të merret informacioni i nevojshëm për të kuptuar dhe vlerësuar si
funksionon administrata publike. Pas diskutimeve nënkomisioni
miratoi kalendarin e punës së nënkomisionit.