U zhvillua seanca plenare e Kuvendit për betimin e Presidentit të Republikës

  • Postuar më, 24/07/2022

Sot pasdite, në orën 18:00, u zhvillua  seanca plenare e Kuvendit për betimin e Presidentit të Republikës, z. Bajram Begaj.

Në seancë ishin të pranishëm ambasadorë dhe përfaqësues të Trupit Diplomatik të akredituar në Shqipëri, drejtues e përfaqësues të institucioneve kushtetuese dhe institucioneve të tjera,  përfaqësues të besimeve dhe komuniteteve fetare etj.

Kryetarja e Kuvendit, znj. Lindita Nikolla, lexoi formulën e betimit dhe ftoi Presidentin e Republikës, z. Bajram Begaj, të betohet. 

Pas betimit, Presidenti i Republikës, z. Bajram Begaj, iu drejtua me një fjalë Kuvendit të   Shqipërisë.

Kryetarja e  Kuvendit, znj. Lindita Nikolla,  i uroi Presidentit të Republikës punë të mbarë e suksese në të mirë të vendit.


Share