Kryetarja e Kuvendit, znj. Lindita Nikolla, përshëndeti në Konferencën “Sfidat e sigurisë dhe riformimi i gjeopolitikës.”, organizuar nga Kuvendi i Shqipërisë, në bashkëpunim me Qendrën për Sigurinë në Evropën Juglindore dhe IPAC-Albania
- Postuar më, 25/07/2022

Kuvendi i Shqipërisë, në
bashkëpunim me Qendrën për Sigurinë në Evropën Juglindore, SESC, dhe
IPAC-Albania, te drejtuar nga Deputetët Fatmir Mediu dhe Mimi Kodheli,
organizoi sot Konferencën “Sfidat e sigurisë dhe riformimi i gjeopolitikës.”,
pas agresionit të Rusisë kundër Ukrainës.
Në konferencë morën
pjesë, përveç deputetëve të Kuvendit, edhe parlamentarë nga vendet e rajonit,
ambasadorë dhe përfaqësues të trupit diplomatik, ekspertë të sigurisë dhe të
ftuar të tjerë.
Moderatorë të konferencës
ishin Kryetarja e Komisionit të Jashtëm, znj. Mimi Kodheli dhe deputeti Fatmir
Mediu.
Në fjalën e saj,
Kryetarja e Kuvendit, znj. Lindita Nikolla, nënvizoi se “Çelja zyrtarisht e negociatave të Bashkimit
Evropian me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut është një hap domethënës drejt
ngushtimit të asimetrisë midis dy proceseve: integrimit evro-atlantik, pra në
NATO, dhe integrimit europian, në të cilat janë përfshirë vendet e rajonit.
Fakti është që integrimi evro-atlantik dhe perspektiva e NATO-s për
sigurinë është më e qartë dhe më e avancuar se perspektiva e Bashkimit
Europian. Kjo pozitë asimetrike midis
integrimit në NATO dhe integrimit në BE dëmton jo vetëm vendet e rajonit, por
edhe vetë sigurinë e BE-së. Ajo kërkon një përgjigje më të shpejtënga BE.
Influencat joperëndimore
në rajon pas agresionit të Rusisëkundër Ukrainës janë bërë më të rrezikshme më
tëdukshme. Shqipëria dhe Ballkani Perëndimor ndodhen në kryqëzimin e
influencave të qytetërimit perëndimor
dhe joperëndimore. Influencat joperëndimore në rajonin tonë nuk janë më
hipotetike, as kulturore, as vetëm ekonomike, por, siç tregoi lufta kundër
Ukrainës, reale dhe me potenciale shpërthyese. Për më tepër, rreziku i tyre
shkon përtej një rajoni dhe, madje,disa rajoneve.
Zhvillimet kibernetike po
prekin edhe gjeopolitikën tradicionale dhe po i imponojnë asaj mjaft sfida.
Gjatë dekadës së fundit
po ndodh një proces që mund ta quajmë
“demokratizim i tekonologjisë”.
Por ky proces zhvillohet
në kushtet e një shpërpjestimi me
kapacitetet më të ulta të ekonomive dhe shoqërive të vendeve të rajonit
tonë për t’u mbrojtur nga rreziqet që vijnë prej shpërdorimit të teknologjive
të avancuara.
Pra, “demokratizimi i
tekonologjisë” mund të kërcënohet nga i ashtuquajturi “demokratizim i dhunës”,
e cila shfrytëzon teknologjitë e avancuara, sidomos pikat e dobta të këtyre
sistemeve.
Industria kibernetike po
i imponon botës sfida të reja. “Lufta e Ftohtë” po zëvëndësohet nga lufta e
nxehtë kibernetike;kufijtë tokësorë po kapërcehen nga ekspansioni i teknogjive
te informacionit; sovraniteti dhe integriteti territorial po relativizohen nga
qarkullimet dhe shkëmbimet e vrullshme tëteknogjive, industrive dhe monedhave
virtuale.”
Znj. Mimi Kodheli theksoi se Koncepti i Ri strategjik i NATO-s ka percaktuar qarte jo vetem kercenimin qe
vjen nga Rusia por dhe nga Kina. Teknologjite ne duar te vendeve autoritare
mund te kthehen ne nje arme kunder qytetareve dhe vendeve demokratike.
Shqiperia si vend anetar
I NATOs duhet te ndertoje politika te sigurise duke krijuar nje mardhenie te
qendrueshme me vendet e NATOs ne rajon.
Z. Mediu theksoi se
sfidat e sigurisë janë mbi ndarjet
politike. Ndarja ndërmjet demokracive dhe shteteve autoritare eshte nje
komponente e dorte e ndarjes gjeopolitike. Rusia dhe Kina kanë penetruar ne
rajon duke ju kundërvenë proceseve Eueo-Atlantike të rajonit.
IPAC albania eshte pjese
e nje aleance për të ndertuar që mardhenie të qëndrueshme me partnerët tanë në
NATO, ShBA dhe BE kundër penetrimit të Kinës
Deputeti Damian Gjiknuri
nënvizoi se aktualisht po ndodh ndarja e botës sipas vlerave të diferencuara
dhe krijimi i një bote shumëpolare. Përballë këtyre sfidave, Shqipëria është e
vendosur në orientimin e saj perëndimor, e cila është rruga më e sigurt drejt
demokracisë, zhvillimit e mirëqenies.
Deputeti Alfred Rushaj
vuri në dukje se paqen dhe sigurinë nuk duhet t’i marrim si të mirëqena, por
duhet të konsiderojmë rrezikimin e tyre prej rigrupimeve gjeopolitike dhe ndërvartësive energjetike dhe të
zhvillimeve të vrullshme teknologjive e kibernetike midis fuqive joperëndimore.
Folës kryesor në
konferencë ishte Gjenerali James L. Jones, Jr., ish Këshilltar për Sigurinë
Kombëtare në administratën e Presidentit Obama dhe ish Komandant Suprem i
forcave të NATO-s.
Në fjalën e tij,
Gjenerali jones nënvizoi se aktualisht jetojmë në një botë ku përplasen
demokracia me autokracinë. Kjo pamje u bë e qartë pas agresionit të Rusisë
kundër Ukrainës. Në këto kushte bashkëpunimi transatlantik duhet të zgjerohet e
forcohet, duke u fokusuar më shumë në teknologjinë 5G, si një faktor që nxit
rritjen, por edhe mbron sigurinë e qytetarëve. Gjenerali Jones u ndal edhe në
nevojën e rritjes së bashkëpunimit ndërkombëtar për mbrojtjen e ekonomive dhe
sigurisë prej rreziqeve e sulmeve kibernetike.
Në konferencë e morën
fjalën edhe deputetë, të ftuar dhe ekspertë vendas dhe nga vendet e rajonit.
Më poshtë fjala e plotë e Kryetares së Kuvendit, znj. Lindita Nikolla, në Konferencën “Sfidat e sigurisë dhe riformimi i gjeopolitikës.
I nderuar Gjenerali Jones,
Të nderuar parlamentarë nga vendet e rajonit,
Të nderuar kolegëe e kolegë deputetë,
Të nderuar miq,
Shpreh kënaqësinë që ndodhemi sot bashkë për të
diskutuar disa nga sfidat e sigurisë pas agresionit të Rusisë kundër Ukrainës.
Duke ju falenderuar që ju përgjigjët ftesës së
Kuvendit për të marrë pjesë dhe kontribuar në këtë takim, dëshiroj të ndaj me
ju disa refleksione të miat për çështje të sigurisë në rajon dhe të mndërvareësive
të reja që po krijohen midis gjeopolitikës dhe zhvillimeve kibernetike.
1.
Para pak ditës, më 19 korrik, Bashkimi Evropian çeli
zyrtarisht negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Më
20 korrik flamuri i Bashkimit Evropian u ngri në Tiranë. I njëjti proces po
ndodh edhe në kryeqytetin tjetër të rajonit, në Shkup.
Ky vendim, sado i vonuar është një lajm i mirë për
Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut dhe Ballkanin Perëndimor.
Rajoni ndjehet më i sigurt duke qenë se u shtuan dy vende
që janë në proces negociimi për anëtarësim.
Por edhe vetë Bashkimi Evropian u bë më i qartë dhe do
të bëhet më i fortë pas vëmendjes së shtuar ndaj rajonit tonë.
Fillimi i negociatave me dy vendet tona nuk përfaqëson
thjesht shtimin e dy numrave.
Por është një hap domethënës drejt ngushtimit të
asimetrisë midis dy proceseve: integrimit evro-atlantik, pra në NATO, dhe
integrimit europian, në të cilat janë përfshirë vendet e rajonit tone.
Fakti është që integrimi evro-atlantik dhe perspektiva
e NATO-s për sigurinë është më e qartë dhe më e avancuar se perspektiva e
Bashkimit Europian.
Prej vitit 2009, tre vende të Ballkanit Perëndimor janë
anëtare të NATO-s, por asnjë nuk është ende anëtar i BE-së.
Ndërkohë, prej 19 korrikut, shtetet e rajonit që kanë çelur
zyrtartisht negociatat u bënë katër: Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut iu shtuan
Serbisë dhe Malit të Zi.
Kosova dhe Bosnje-Hercegovina nuk kanë ende një perspektivë
të qartë, as për anëtarësinë në BE, as për anëtarësinë në NATO.
Kjo pozitë asimetrike midis integrimit në NATO dhe
integrimit në BE dëmton jo vetëm vendet e rajonit, por edhe vetë sigurinë e
BE-së. Ajo kërkon një përgjigje më të shpejtë nga BE.
2.
Influencat joperëndimore në rajon
pas agresionit të Rusisë kundër Ukrainës janë bërë më të rrezikshme më të
dukshme.
Shqipëria
dhe Ballkani Perëndimor ndodhen në kryqëzimin e influencave të qytetërimit perëndimor dhe joperëndimore. Influencat joperëndimore në rajonin tonë nuk janë më hipotetike, as
kulturore, as vetëm ekonomike, por, siç tregoi lufta kundër Ukrainës, reale dhe
me potenciale shpërthyese. Për më tepër, rreziku i tyre shkon përtej një rajoni
dhe, madje, disa rajoneve.
Ne,
shqiptarët, jemi krenarë për vokacionin tonë perëndimor dhe evro-atlantik, por
duhet të pranojmë se jo të gjitha shtetet dhe jo të gjithë popujt e rajonit kanë
të njëjtin vokacion, të paktën jo të njëjtën shkallë të tij.
Rrjedhimisht,
disa nga fqinjët janë më pak të imunizuar nga influencat joperëndimore. Dhe kjo
e bën rajonin më të dobët dhe më të thyeshëm ndaj tyre.
Vokacioni joperëndimor nuk lidhet me përbërjen fetare të popullsisë, por me presionin e influencave të jashtme, të cilat bashkëjetojnë dhe ringjallin demonët e nacionalizimit dhe ushqejnë konfliktet.
3.
Siguria kibernetike është një tjetër
çështje me shumë delikate në Ballkanin Perëndimor. Zhvillimet kibernetike po
prekin edhe gjeopolitikën tradicionale dhe po i imponojnë asaj mjaft sfida.
Gjatë
dekadës së fundit po ndodh një përhapje e gjerë e teknologjive të
informacionit, të cilat tashmë po përdoren masivisht nga të gjitha moshat. Po
ndodh një proces që mund ta quajmë
“demokratizim i tekonologjisë”.
Por
ky proces zhvillohet në kushtet e një shpërpjestimi me kapacitetet më të ulta të ekonomive dhe
shoqërive të vendeve të rajonit tonë për
t’u mbrojtur nga rreziqet që vijnë prej shpërdorimit të teknologjive të
avancuara.
Pra,
procesi që më lart e quajta “demokratizim i tekonologjisë” mund të kërcënohet
nga i ashtuquajturi “demokratizim i dhunës”, e cila shfrytëzon teknologjitë e
avancuara, sidomos pikat e dobta të këtyre sistemeve.
Ky
që po them nuk është një konstatim teorik, por një rrezik real. Siç dihet, prej
pak kohësh, Shqipëria po aplikon sistemin online të shërbimeve publike. Ky
sistem, edhe pse jo i lehtë për t’u menaxhuar dhe ndeshet me mjaft vështirësi
njohëse, është mirëpritur nga qyetarët.
Por
para disa ditësh, sistemi u vu në provë dhe vështirësi serioze nga një sulm
kibernetik i jashtëm, çka shkaktoi pezullimin e përkohshëm të sistemit.
Ky
rast, që në rajon nuk e besoj se është i
vetmi, shtron nevojën e rritjes së kapaciteteve mbrojtëse prej rreziqeve të shpërdorimit
të teknologjisë të informacionit dhe agresioneve virtuale që mund të vijnë prej
tyre.
Industria
kibernetike po i imponon botës sfida të reja. “Lufta e Ftohtë” po zëvëndësohet
nga lufta e nxehtë kibernetike; kufijtë tokësorë po kapërcehen nga ekspansioni
i teknogjive te informacionit; sovraniteti dhe integriteti territorial po
relativizohen nga qarkullimet dhe shkëmbimet e vrullshme të teknogjive,
industrive dhe monedhave virtuale.
Gjeopolitika
tradicionale sot po bashkëjeton dhe nesër ndoshta do të sfidohet nga cyber-politika.
Kokat bërthamore
janë aty, si gjithmonë, por edhe po të mos ishin, do të mjaftonin kërcënimet
apo sulmet kibernetike për ta bërë rajonin, kontinentin dhe planetin shumë më
vulnerabel dhe paqen shumë më të paqëndrueshme.
Ndryshe nga
konfliktet fizike, luftrat kibernetike nuk kanë, nuk synojnë dhe nuk rrezikojnë
kufijtë. Gjithashtu, ky rrezik është më i madh sepse teknologjitë kibernetike
kanë kosto më të lirë se industriteë e armeve konvencionale.
Bota është vërtet
e rrezikuar nga tregëtia e armëve, e cila i kushton njerëzimit mbi 100 miliardë
dollarë në vit. Por kostot e industrisë kibernetike mund të jenë më të ulta, ndërsa
rreziqet po aq të mëdha.
Rreziqet bëhen me eminente
nëse mbajmë parasysh që konfliktet kibernetike tashmë nuk janë vetëm një
problem për sigurinë, por për industritë dhe ekonominë.
Shqetësues është
hezitimi i fuqive botërore, sidomos atyre joperëndimore, për të bashkëpunuar në
përballimin e sfidave kibernetike, sidomos në kushtet kur gjepolitika po lëviz
nga qëllimi tradicional i identifikimit të normave të zhvillimeve kibernetike,
drejt brendësimit e jetërsimit të tyre në marrëdhëniet midis shteteve,
komuniteteve apo industrive.
Prandaj ajo që
duhet të na shqetësojë është fakti se pasojat e pasigurisë kibernetike mund të
bëhen më të mëdha se përfitimet prej kibernetikës.
4.
Do të dëshiroja të thoja disa
fjalë edhe për evoulimin e konceptimit
të Ballkanit Perëndimor.
Ky
koncept, nga një përmbajtje gjeografike,
ka marrë një ngarkesë politike dhe kulturore, kryesisht negative dhe po
interpretohet si një pjesë e jashtme e kontinentit evropian.
Ballkani
Perëndimor është pjesë e Evropës. Dhe përsa kohë që në Evropë po fryjnë erëra
dhe në horizont po shfaqen re joperëndimore, duhet të kontribuojmë të gjithë,
BE, NATO, ShBA dhe partnerët e tjerë strategjikë që Shqipëria dhe rajoni të
ecin në mënyrë të pakthyeshme drejt destinacionit perëndimor. I cili është
destinacioni ynë i natyrshëm.
Ju
faleminderit.