Kryetarja e Kuvendit, znj. Lindita Nikolla, priti sot Ministrin e Jashtëm të Portugalisë, z. João Gomes Cravinho, i cili po zhvillon një vizitë zyrtare në Shqipëri
- Postuar më, 25/07/2022
Kryetarja e Kuvendit, znj. Lindita Nikolla, priti Ministrin e Jashtëm të Portugalisë, z. João Gomes CravinhoKryetarja e Kuvendit, znj. Lindita Nikolla, priti sot Ministrin e Jashtëm të Portugalisë, z. João Gomes Cravinho, i cili po zhvillon një vizitë zyrtare në Shqipëri
Kryetarja Nikolla e falenderoi Ministrin Cravinho për mbështetjen e vazhdueshme dhe të fuqishme që Portugalia i ka dhënë Shqipërisë në procesin e integrimit evropian dhe çeljen e negociatave dhe nënvizoi se “Shqipëria dhe Portugalia kanë një bashkëpunim shumë të mirë dypalesh dhe janë njëkohësisht partnerë të ngushtë në NATO. Kuvendi i Shqipërisë dhe Asambleja e Republikës së Portugalisë po zgjerojnë e intensifikojnë bashkëpunimin parlamentar dhe nxisin e mbështesin bashkëpunimin dypalësh në të gjitha fushat”.
Ministri João Gomes Cravinho theksoi se mbështetja e Portugalisë për integrimin evropian të Shqipërisë do të vijojë dhe Portugalia do fuqizojë bashkëpunimin dypalësh me Shqipërinë në fushat e arsimit, kulturës, turizmit si edhe në fusha të tjera me interes reciprok.