Kryetarja e Kuvendit, znj. Lindita Nikolla, përshëndet përfundimin e bisedimeve teknike të marrëveshjes për sigurimet shoqërore me Italinë

  • Postuar më, 26/07/2022

Kryetarja e Kuvendit, znj. Lindita Nikolla, ka përshëndetur sot përfundimin e bisedimeve teknike të marrëveshjes për sigurimet shoqërore me Italinë. “Lajm i mirë dhe i shumëpritur:  Shqipëria dhe Italia konkluduan bisedimet teknike të marrëveshjes për sigurimet shoqërore. Kjo marrëveshje realizon njohjen reciproke të kontributeve e përfitimeve të pensioneve. 500 mijë shqiptarë dhe familjet e tyre pritet të përfitojnë pas nënshkrimit të marrëveshjes.

Kuvendi ka mbështetur përpjekjet dhe bashkëpunimin e Qeverisë së Shqipërisë dhe Qeverisë së Italisë për zhvillimin e negociatave teknike dhe e ka mbajtur këtë çështje në prioritetet e bashkëpunimit me Dhomën e Deputetëve dhe Senatin e Italisë. Ratifikimi i marrëveshjes për pensionet ndër prioritetet e sesionit të ri parlamentar!”, shkruan Kryetarja e Kuvendit, znj. Lindita Nikolla.


Share