Kuvendi u mblodh në sesion të jashtëzakonshëm, miratoi tre dekrete të Presidentit të Republikës
- Postuar më, 28/07/2022

Në
drejtimin e Kryetares, znj. Lindita Nikolla, Kuvendi u mblodh ditën e sotme në
sesion të jashtëzakonshëm.
Në
fillim të seancës Kryetarja Nikolla lajmëroi deputetët se seanca e sotme
mblidhet me kërkesën e 28 deputetëve të
grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, me qëllim shqyrtimin e dekreteve për
shkarkim dhe emërim të Ministrave brenda afatit kushtetues.
Sipas
rendit të ditës, seanca plenare miratoi Dekretin e Presidentit të Republikës
nr.13835, datë 26.7.2022 “Për shkarkim Zëvendëskryeministri dhe ministri”,
përkatësisht shkarkimin e z. Arben Ahmetaj nga posti i Zëvendëskryeministrit
dhe Ministër i Shtetit për Rindërtimin dhe Programin e Reformave. Ky dekret u miratua me 103 vota Pro.
Më
tej, seanca plenare miratoi Dekretin e Presidentit të Republikës nr.13836, datë
26.7.2022 “Për emërim ministri”, përkatësisht emërimin e znj. Majlinda Dhuka ministër
Shteti dhe Kryenegociator. Ky dekret u miratua me 76 vota Pro.
Seanca
plenare miratoi edhe Dekretin e
Presidentit të Republikës, nr.13837, datë 26.7.2022 “Për emërim
Zëvendëskryeministri”, përkatësisht emërimin e znj. Belinda Balluku, ministër i
Infrastrukturës dhe Energjisë, edhe Zëvendëskryeministër. Ky dekret u miratua
me 76 vota Pro.
Seanca
plenare i mbylli punimet rreth orës 17:50.