Kryetarja e Kuvendit, znj. Lindita Nikolla, reagon për tensionet në Veri të Kosovës

  • Postuar më, 01/08/2022

Ne mbështesim plotësisht të drejtën e Kosovës për të ushtruar  sovranitetin e vet si çdo vend tjetër i pavarur. Mirëpresim po ashtu vendimin e marrë në koordinim me partnerët strategjikë, SHBA e BE, për të shtyrë zbatimin e reciprocitetit me 30 ditë. Në të njëjtën kohë, bëjmë thirrje që autorët  e veprimeve destabilizuese të përgjigjen para ligjit dhe që t'i jepet fund retorikës kërcënuese kundër Kosovës që vetëm sa përshkallëzon situatën. Dialogu është rruga e vetme e zgjidhjes së problemeve.”, shkruan Kryetarja e Kuvendit, znj. Lindita Nikolla.


Share