Kuvendi i Shqipërisë i përcolli zyrtarisht Këshillit të Evropës Rezolutën "Mbi pabazueshmërinë e pretendimeve për trafikimin e paligjshëm të organeve njerëzore në Kosovë dhe Shqipëri

  • Postuar më, 12/08/2022

Kuvendi i Shqipërisë i përcolli zyrtarisht Këshillit të Evropës Rezolutën "Mbi pabazueshmërinë e pretendimeve për trafikimin e paligjshëm të organeve njerëzore në Kosovë dhe Shqipëri”, miratuar unanimisht në Kuvendin e Shqipërisë më 21 korrik 2022.


Rezoluta u është dërguar:

- Vendeve anëtare dhe atyre me statusin e vëzhguesit të Këshillit të Europës;

- Sekretares së Përgjithshme të Këshillit të Evropës;

- Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës;

- Presidentit dhe zv/presidentëve të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës;

- Sekretares së Përgjithshme të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës;

- Komitetit për Çështjet Politike dhe Demokracinë në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës;

- Komitetit për Çështjet Ligjore dhe të Drejtat e Njeriut në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës.

 

Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës i kërkohet të rishikojë Rezolutën 1782 (2011), ku të shpallen të pabazuara pretendimet për trafikim të paligjshëm të organeve njerëzore në Shqipëri dhe/apo në Kosovë, në dritën e zhvillimeve që kanë ndodhur gjatë kësaj dekade, fakteve, provave dhe informacioneve të përditësuara, sikurse dhe përsa i përket angazhimit, gatishmërisë dhe bashkëpunimit të plotë të Shqipërisë dhe Kosovës në shërbim të së vërtetës dhe vendosjes së drejtësisë.


Letra e Kryetares së Kuvendit, znj. Lindita Nikolla drejtuar Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës

Rezoluta e Kosoves SHQIP

Rezoluta e Kosoves ANGLISHT


Share