Komisioni i Posaçëm Parlamentar Për Reformën Administrativo-Territoriale, zhvilloi dy seanca dëgjimore

  • Postuar më, 20/09/2022

Komisioni i Posaçëm Parlamentar Për Reformën Administrativo-Territoriale në Republikën e Shqipërisë, zhvilloi ditën e sotme dy seanca dëgjimore. Në seancën e parë dëgjimore të ftuar ishin perfaqesues nga Ministria e Punëve të Brendshme, Zëvendësministrja znj. Romina Kuko, z. Ledion Shahini dhe znj. Aida Gjika Këshilltarë të zëvendësministres,  z. Fran Brahimi Drejtor i Financave Vendore në Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë.

Seanca e dytë dëgjimore u zhvillua me përfaqësues nga KLSH, ku i ftuar ishte z. Gjovalin Preci Drejtor në departamentin e auditimit të Buxhetit të Shtetit, dhe z. Qeram Cibuku kryeauditues në departamentin e auditimit të Institucioneve Qëndrore.

Seancat u zhvilluan në bazë të pyetjeve që komisioni i ishte drejtuar të dy institucioneve, nga mbledhja e mëparshme.


Share