U zhvillua Konferenca parlamentare ndërkombëtare “Legjislacioni dhe politikat për rininë evropiane”, organizuar nga Kuvendi i Shqipërisë dhe Bashkia e Tiranës.

  • Postuar më, 20/09/2022

Sot paradite, në sallën e seancave plenare të Kuvendit u zhvillua Konferenca parlamentare ndërkombëtare “Legjislacioni dhe politikat për rininë evropiane”, organizuar nga Kuvendi i Shqipërisë dhe Bashkia e Tiranës, në kuadrin e Tirana 2022 Kryeqytet Evropian i Rinisë. Në konferencë morën pjesë parlamentarë e senatorë nga Austria, Belgjika, Gjermania, Greqia, Hungaria, Italia, Kosova, Letonia, Malta, Maqedonia e Veriut, Polonia, Rumania dhe Spanja. 

Ishin të pranishëm Kryetarja e Kuvendit, znj. Lindita Nikolla, Kryetari i Bashkisë së Tiranës, z. Erion Veliaj, Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, znj. Bora Muzhaqi, deputetë të Kuvendit dhe të ftuar të tjerë.

Në fjalen e saj në konferencë, znj. Lindita Nikolla, nënvizoi se “Fokusimi te sinergjia midis politikave evropiane dhe legjislacionit evropian synon që trajtimi i problematikave rinore të mos jetë vetëm një çështje parimesh e vizioni. Kjo duhet të jetë një çështje praktike, e cila jetërsohet nëpërmjet një legjislacioni favorizues, agjencish e institucionesh dinamike dhe krijimi i korsive preferenciale për përfshirjen e rinisë nëtregje, institucione, procese dhe vendim-marrje thelbësore për shoqërinë si edhe për vetë rininë. Shqipëria ka krijuar një përvojë të pasur, madje mund të pohoj një model, për gjithëpërfshirjen në shoqëri të moshave të reja. 24 përqind e anëtarëve të Kuvendit të Shqipërisëjanë nën moshën 40 vjeç. Ndërkohë që mjaft prej drejtuesve të agjencive dhe institucioneve qendrorë të vendit janë gjithashtu në këtë hark moshor. 

Shoqëria dhe institucionet shqiptare ofrojnë dy modele inspiruese për shmangien e gerondokracisë dhe androkracisë, dy prej barrierave tradicionale që kanë privuar apo sfiduar pjesaëmarrjen shoqërore të dy grupeve më dinamikë të shoqërisë, rinisë dhe grave. Përfshirja e lartë rinore është një instrument që i kontribuon demokracisë, 

kohezionit social dhe paqes.  Kjo përfshirje është një tjetër sukses ipërpjekjeve tona të përbashkëta për rritjen e përfshirjes së rinisë, jo si një qëllim në vetvete, por si një faktor qytetërues e demokratizues i shoqërisë.”

Kryetari i Bashkisë së Tiranës,, z. Erion Veliaj, evidentoi disa nga programet, projektet dhe masat e Bashkisë së Tiranës për nxitjen e pjesëmarrjes së të rinjve.

Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, znj. Bora Muzhaqi, prezantoi disa nga politikat e Qeverisë për rininë, su politikat arsimore, të punësimit etj.

Konferencën e përshëndeti nëpërmjet një video-mesazhi edhe Komisioneri Evropian për Punën dhe të Drejtat Sociale, z. Nicolas Schmit.

Konferenca i vazhdoi punimet në tre sesione: sesioni i parë iu kushtua  kontributit të rinisë në zhvillimin e qendrueshëm; sesioni i dytë kontributit të rinisë si faktor i ndryshimit social, konektivitetit, miqësisë dhe paqes; sesioni i tretë sinergjisë midis punësimit dhe digjitalizimit.

Më poshtë fjala e plotë Kryetares s së Kuvendit, znj. Lindita Nikolla,  në Konferencën parlamentare ndërkombëtare “Legjislacioni dhe politikat për rininë evropiane”.

Gjatë këtij viti, Tirana, si kryeqyteti evropian i rinisë, ka qenë jo vetëm një kantier punësh tëmëdha, por edhe një arenë veprimtarish kulturore, ekonomike, politike, sportive, njëfestival i vlerash dhe qytetërimi. Gjatë këtij viti Evropa ka qenë në Tiranë, rinia evropiane ka qenë në Tiranë,  vlerat dhe aspiratat evropianekanë qenë në Tiranë.

Ndërsa po ideonim këtë konferencë, në kuadrin e Tiranës si kryeqyteti evropian i rinisë, Kuvendi i Shqipërisë dhe Bashkia e Tiranës u menduam gjatë për të gjetur një temë të goditur. Të goditur në kuptimin që t’u përgjigjes aspiratave të rinisë evropiane dhe asaj shqiptare.

Fokusimi te sinergjia midis politikave evropiane dhe legjislacionit evropian synon që trajtimi i problematikave rinore në kontinent e më gjerë tëmos jetë vetëm një çështje parimesh e vizioni.

Kjo duhet të jetë një çështje praktike, e cila jetërsohet nëpërmjet një legjislacioni favorizues, agjencish e institucionesh dinamike dhe krijimi i korsive preferenciale për përfshirjen e rinisë nëtregje, institucione, procese dhe vendim-marrje thelbësore për shoqërinë si edhe për vetë rininë. Shqipëria ka krijuar një përvojë të pasur, madje mund të pohoj një model, për gjithëpërfshirjen në shoqëri të moshave të reja si edhe të grave e vajzave. 24 përqind e anëtarëve të Kuvendit të Shqipërisëjanë nën moshën 40 vjeç. Ndërkohë që mjaft prej drejtuesve të agjencive dhe institucioneve qendrorë të vendit janë gjithashtu në këtë hark moshor. 36 përqind e deputetëve të Kuvendit, 75 përqinde anëtarëve të kabinetit qeveritar dhe 43 përqinde këshilltarëve bashkiakë janë gra e vajza. 

Shoqëria dhe institucionet shqiptare ofrojnë dy modele inspiruese për shmangien e gerondokracisë dhe androkracisë, dy prej barrierave tradicionale që kanë privuar apo sfiduar pjesaëmarrjen shoqërore të dy grupeve më dinamikë të shoqërisë, rinisë dhe grave. Suksesi nuk qëndron vetëm te shifrat, por edhete cilësia e vajzave, djemve dhe grave tëShqipërisë, të cilat i shërbejnë vendit me potenciale dijesh, profesionesh, kompetencash, përvojash dhe veprimtarie e karriere, të cilatpërbëjnë një referencë dhe pasuri jo vetëm përinstitucionet politike, por për të gjithë shoqërinë. Përfshirja e lartë rinore është një instrument që i kontribuon demokracisë, kohezionit social dhe paqes. 

Kjo përfshirje është një tjetër sukses ipërpjekjeve tona të përbashkëta për rritjen e përfshirjes së rinisë, jo si një qëllim në vetvete, por si një faktor qytetërues e demokratizues ishoqërisë.

Siç edhe jeni njohur nëpërmjet programit, në këtë Konferencë do të adresohen disa çështje themelore të nxitjes së përfshirjes së rinisë, nëkontekstin e tendencave të zhvillimeve globale, rritjes ekonomike të qëndrueshme, mbrojtjes sëplanetit e mjedisit, dinamizimit, fleksibilitetit dhe digjitalizimit të tregjeve, sidomos të tregut të punës,  si edhe nxitjes së kontributit të rinisësi një faktor i progresit teknologjik dhendryshimit social. Unë u jam mirënjohës të gjithëve, organizatorëve, moderatorëve, folësve, diskutantëve e pjesëmarrësve në këtëkonferencë, e cila do të shërbejë edhe si njëmoment reflektimi e reference për politika, ligje, institucione dhe praktika më të mira përintegrimin e rinisë.

Shkollimi, edukimi, aftësimi dhe përfshirja e rinisë në zhvillimet shoqërore, sidomos në atoteknologjike është një rrugë efikase që do të nandihmojë të gjithëve për të përballuar sfidat e zhvillimeve teknologjike dhe përdorimin e tyre prej armiqve të paqes, zhvillimit e mirëqenies. Një rini e ditur dhe e mirëaftësuar, është një sfidë ndaj terroristëve, sidomos ndaj terrorizmit kibernetik. 

Shqipëria do të vazhdojë tu kundërqëndrojë terroristëve dhe nxitësve të tyre, madje edhe formave më të fundit të sulmeve kibernetike, jo vetëm me masa mbrojtëse teknologjike, por edhe me dijet, aftësitë dhe shprehitë e vajzave dhe djemve të saj, që kontribuojnë për zhvillimin, mirëqenien dhe paqen.


Share