Komisioni për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë seancë dëgjimore publike

  • Postuar më, 21/09/2022

Në drejtimin e kryetares znj. Grida Duma Komisioni për Punën, Çështjet Sociale në mbledhjen e tij të sotme zhvilloi seancë dëgjimore publike me përfaqësues nga shoqëria civile dhe nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për shqyrtimin e raporteve:

Raport i kontrollit post-legjislativ për ligjin nr.93/2014 “Për përfshirjen dhe aksesueshmërinë e personave me aftësi të kufizuara”. (Fondacionit Westminster për Demokraci (WFD)) dhe Raport i qendrës “Aleanca gjinore për zhvillim” për situatën aktuale të nevojave dhe shërbimeve për fëmijët me aftësi të kufizuara në Republikën e Shqipërisë.

Të ftuar ishin përfaqësues nga  shoqata Together for Life Eglantina Bardhi dhe Denisa Canameti, Qendra Shqiptare per Popullsine dhe Zhvillimin me përfaqësuese znj. Mirela Arqimandriti dhe znj. Esmeralda Hoxha si dhe nga Ministria e Mirqenies sociale dhe shendetesise, znj. Denada Seferi, zëvendesministre, znj. Nertila Topulli, Drejtor, znj. Irena Mitro, Pergjegjese Sektori. 

z. Viktor Gumi  në cilësinë e ekspertit referoi një përmbledhje të raportit të Kontrollit Post-Legjislativ Ligji Nr. 93/2014 “Për përfshirjen dhe aksesin e personave me aftësi të kufizuar”. Për sa i përket qëllimit të Kontrollit Post-Legjislativ z. Gumi nënvizoi se funksioni i Kontrollit Post-Legjislativ (KPL) ka për qëllim të marrë në konsideratë rezultatet dhe ndikimin e legjislacionit në praktikë dhe jo të rihapë debatet e politikave, të cilat u zgjidhën në kohën e miratimit të ligjit Nr. 93/2014 “Për aksesueshmërinë dhe përfshirjen e personave me aftësi të kufizuara”. Z. Gumi sqaroi se objekti i kontrollit specifik është të shqyrtojë zbatimin e ligjit Nr. 93/2014 në lidhje me efektivitetin e masave të miratuara dhe ndikimin e tyre tek personat me aftësi të kufizuara. Më tej z. Gumi u ndal veçanërisht në gjetjet e Kontrollit Post-Legjislativ, rolin e institucioneve dhe monitorimit, rekomandimet për punësimin e personave me aftësi të kufizuar etj. Në mbledhje e morën fjalën dhe përfaqësues nga Qendra“Aleanca gjinore për zhvillim” dhe ngritën problematika me të cilat ndeshen çdo ditë fëmijët me aftësi të kufizuara dhe familjet e tyre. Znj. Mirela Arqimandriti referoi Raportin e Rezultateve të Hartëzimit Social i cili shqyrton situatën e fëmijëve me aftësi të kufizuara në bashkinë Patos nëpërmjet metodologjisë së Hartëzimit Social. Znj. Mandro sqaroi se Plani Kombëtar i Veprimit për Personat me Aftësi të Kufizuara (PKVPAK) 2021-20251, po drejton politikat kombëtare si një dokument ndërsektorial i qeverisë shqiptare që përfshin politika kushtuar personave me aftësi të kufizuara që do të zbatohen gjatë këtyre 5 viteve. Edhe zëvendësministrja e Shlndetësisë znj. Denada Seferi, trajtoi çështjet e legjislacionit për përfshirjen dhe aksesueshmërinë e personave me aftësi të kufizuar, si aksesueshmëria në transportin publik, punësimi, rritja e kapaciteteve të asistentëve personalë për kujdesin shëndetësor të PAK, Fondi Social si  një instrument financimi për të mbështetur OJF-të/ofruesit e shërbimeve të kujdesit social të sektorit privat, etj


Share