U mblodh Konferenca e Kryetarëve

  • Postuar më, 22/09/2022

Nën drejtimin e Kryetares së Kuvendit, znj. Lindita Nikolla, u zhvillua ditën e sotme mbledhja e Konferencës së Kryetarëve.

Konferenca e  Kryetarëve miratoi kërkesën e Kryetares së Nënkomisionit për Zhvillimin e Qëndrueshëm, për caktimin e koordinatorit të OZHQ-së pranë komisioneve parlamentare.

Konferenca miratoi kërkesën e Komisionit të Posaçëm për Reformën Administrativo-Territoriale, për zgjatjen e afatit të punës së komisionit deri në datën 21 tetor 2022.

Kryetarja e Kuvendit, znj. Lindita Nikolla, informoi Konferencën se Rezoluta “Mbi pabazueshmërinë e pretendimeve për trafikimin e paligjshëm të organeve njerëzore në Kosovë dhe Shqipëri” u është përcjellë autoriteteve të Këshillit të Evropës dhe njoftoi hapat e mëtejshëm që duhet të ndërmerren për nxitjen e shqyrtimit të Rezolutës nga Këshilli i Evropës.


Share