Komisioni për Integrimin Europian shqyrtoi projektligjin “Për Trashëgiminë Kulturore dhe Muzetë”

  • Postuar më, 14/05/2018

14 maj 2018   Komisioni për Integrimin Europian shqyrtoi projektligjin “Për Trashëgiminë Kulturore dhe Muzetë”. Mbledhja e Komisionit u zhvillua në drejtimin e zëvëndëskryetarit të Komisionit z.Bledi Cuci. Të ftuar në mbledhje ishin përfaqësues nga Ministria e Kulturës. Relatori i këtij projektligji z.Fate Velaj u shpreh se ky projektligj duhet të votohet patjetër sepse përshtatet më së miri me Bashkimin Europian. Në fund të mbledhjes, Komisioni miratoi relacionin me ndryshimet dhe propozimet për t’ia dërguar Komisionit përgjegjës.


Share