Komisioni për Sigurinë Kombëtare zhvilloi sot një seancë dëgjimore mbi raportimin vjetor të DPPPP

  • Postuar më, 26/03/2018

 

Komisioni për Sigurinë Kombëtare zhvilloi një seancë dëgjimore mbi raportimin vjetor të Drejtorisë së Përgjithshme të Parandalimit dhe Pastrimit të Parave për vitin 2017.

I pranishëm në komision ishte Drejtori i Përgjithshëm, z. Arlind Gjokuta i cili bëri raportimin e veprimtarisë së institucionit për vitin 2017. Sipas z. Gjokutaj, gjatë vitit 2017 DPPPP ka referuar gjithsej 401 raste të dyshuar për pastrim parash, nga të cilat 270 janë dërguar në policinë e shtetit dhe 131 raste në Prokurori. “Gjithashtu po gjatë vitit 2017 janë nxjerrë 52 urdhra bllokimi të përkohshëm kryesisht për llogari bankare për një vlerë totale 11.2 milion euro nga të cilat janë sekuestruar rreth 9 milion euro. Drejtoria e Përgjithshme e Parandalimit dhe Pastrimit të Parave ka vijuar të bashkëpunojë ngushtë me Policinë e Shtetit ku vetëm në përgjigje të kërkesave të policisë gjatë 2017 kemi verifikuar 2497 persona, ose dy herë me shumë se mesatarja e 4 viteve të fundit”,- u shpreh drejtori i përgjithshëm i DPPPP z. Arlind Gjokuta.


Share