Anëtarët e Komisionit për Sigurinë Kombëtare presin në një takim delegacionin e Komisionit për Çështjet Evropiane të Parlamentit të Portugalisë

  • Postuar më, 15/01/2018

 

Komisioni për Sigurinë Kombëtare priti në një takim një delegacion të Komisionit për Çështjet Evropiane të Parlamentit të Portugalisë, të kryesuar nga znj. Regina Bastos.

Kryetarja e Komisionit për Sigurinë Kombëtare, znj. Ermonela Felaj, pasi u uroi mirëseardhjen, theksoi se Shqipëria vijon rrugëtimin e saj në integrimin evropian dhe plotësimin e angazhimeve të NATO-së, si anëtare me të drejta të plota. Znj. Felaj u shpreh se takimi është i vlefshëm në shkëmbimin e eksperiencave parlamentare të dy vendeve, por edhe për intensifikimin e mëtejshëm të marrëdhënieve ndërmjet Parlamentit të Shqipërisë dhe Parlamentit të Portugalisë.

Znj. Bastos, pasi e falënderoi Kryetaren dhe anëtarët e Komisionit për Sigurinë Kombëtare për mikpritjen e ngrohët, vlerësuan hapat e ndërmarrë nga Shqipëria në kuadër të plotësimit të angazhimeve në NATO, por edhe në rrugëtimin e saj drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.


Share