Komisioni për Sigurinë Kombëtare zhvilloi seancë dëgjimore me Zëvendësdrejtorin e Përgjithshëm të Parandalimit dhe Pastrimit të Parave, z. Agim Ismailaj, lidhur me veprimtarinë e institucionit për vitin 2017.

  • Postuar më, 28/02/2017

Komisioni për Sigurinë Kombëtare zhvilloi seancë dëgjimore  me Zëvendësdrejtorin  e Përgjithshëm të Parandalimit dhe Pastrimit të Parave, z.  Agim Ismailaj, lidhur me veprimtarinë e institucionit për vitin 2017. Zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i DPP, Agim Ismailaj, paraqiti sot raportin e institucionit të tij, në Komisionin e Sigurisë, ku  veprimtaria e DPPPP, tha ai është orientuar në disa shtylla kryesore si: sensibilizim, trajnim, inspektim dhe mbikëqyrja ndaj subjekteve raportuese;  investigimi financiar dhe analiza e informacioneve të grumbulluara; analiza dhe vlerësime  të rreziqeve, si dhe vlerësim të efektivitetit. Z. Ismailaj tha se për vitin 2016 u evidentuan 1300 raportime, për transaksione të dyshimta. “Drejtoria kundër Pastrimit të Parave ka bllokuar gjatë vitit 2016, 28 milionë euro, të ardhura këto nga veprimtari kriminale. Gjatë këtij viti, një rritje të ndjeshme ka patur  mbikëqyrja ndaj subjekteve të ndryshme, e cila është realizuar  përmes inspektimeve dhe gjobitjes në varësi të shkeljeve”, sqaroi Ismailaj. Sa i takon rolit të DPPP-së dhe kapaciteteve të saj në procesin e Vettingut, Ismailaj tha se kjo drejtori ka për funksion grumbullimin dhe përçimin e të dhënave te institucionet përgjegjëse.  


Share