Komisioni për Sigurinë Kombëtare zhvilloi seancë dëgjimore me Ministrinë e Mbrojtjes dhe Ministrinë e Brendshme, lidhur me reformën ligjore të vitit 2016 dhe nxjerrjen e akteve nënligjore të ligjeve përkatëse.

  • Postuar më, 27/02/2017

Komisioni për Sigurinë Kombëtare zhvilloi seancë dëgjimore me Ministrinë e Mbrojtjes dhe Ministrinë e Brendshme, lidhur me reformën ligjore të vitit 2016 dhe nxjerrjen e akteve nënligjore të ligjeve përkatëse.

Të ftuar në komision për të prezantuar ligjin për prezencën e ushtarakëve shqiptarë në luftën kundër ISIS, ishte Ministra e Mbrojtjes znj. Mimi Kodheli, e cila tha se ligji i ri parashikon prezencë ushtarake në luftën kundër ISIS dhe se prezenca e trupave ushtarake është kërkuar nga SHBA.

Ministrja e Mbrojtjes, znj. Kodheli tha se: "Kemi dyfishuar prezencën tonë ushtarake në Afganistan përkrah NATO-s, në funksion të paqes". Gjithashtu, Ministrja znj. Kodheli u shpreh se për vitin 2018 është parashikuar që trupat shqiptare të shërbejnë në Letoni nën Komandon e Kanadasë.

Po sot, Zëvendësministri i Brendshëm z. Stefan Cipa lidhur me reformën ligjore në organet e Policisë së Shtetit të miratuara në vitin 2016 dhe nxjerrjen e akteve të ligjeve përkatëse tha se janë një sërë ligjesh të miratuara nga Kuvendi për vitin 2016.

“Ligji për “Masat shtesë të sigurisë publike, ka afat për pajise me akte nënligjore deri më 28 mars 2017. Janë gjithsej 7 akte nënligjore dhe mbasi të kalojnë të gjitha procedurat do të kalojnë për miratim. Ndërsa, për ligjin e “ Kontrollit kufitar”, janë planifikuar 7 akte nënligjore. Ligji për “Parandalimin në luftën ndaj trafikut të substancave narkotike”, të ndryshuar”, është planifikuar që deri më datën 29 nëntor të dalë një udhëzim i përbashkët i Prokurorisë së Përgjithsme, Ministrisë së Brendshme, MSH dhe MM, etj”.

Në fund të dëgjesës, Kryetari i komisionit z. Spartak Braho falënderoi Ministren e Mbrojtes z. Mimi Kodheli dhe Zëvendësministrin e Brendshmëm z. Stefan Cipa për përmbledhjen analitike të bërë në mbledhjet e sotme të komisionit. Sipas z. Braho vlerësues për veprimtarinë e Ministrisë së Mbrojtjes, ku pa dyshim reforma ligjore, legjislacioni i mbrojtjes janë shinat përcaktuese në të cilat është ecur me objektiva dhe se ky legjislacion i pacenuar, i pagoditur ka arritur efikasitetin e vepritmarisë së FA.


Share