Komisioni për Ekonominë dhe Financat zhvilloi diskutimin në parim të të ardhurave të projektbuxhetit të vitit 2016 lidhur me të ardhurat tatimore dhe doganore.

  • Postuar më, 25/11/2015

Komisioni për Ekonominë dhe Financat zhvilloi diskutimin në parim të të ardhurave të projektbuxhetit të vitit 2016 lidhur me të ardhurat tatimore dhe doganore. Ministri Cani tha se të ardhurat që priten nga tatimet dhe doganat vitin e ardhshëm do të jenë 8% më shumë se viti aktual. “Burimi i të ardhurave shtesë në 2016 do të jenë 1miliard lekë nga politikat fiskale, nga politikat makro-fiskale 5.9 miliard lekë, nga aksioni kundër informalitetit 9,3 miliard lekë”, tha z. Cani. Ministri për Ekonominë dhe Financat paralajmëroi se viti 2016 do të jetë viti i reformave të thella. “Do të vijojë aksioni kundër informalitetit, duke ndryshuar dhe plotësuar disa aspekte të administratës fiskale dhe biznesit. Do ndërmerret reformë e thellë në administratën publike. Gjithashtu, sistemi i ri i IT në tatime dhe dogana do të sjellë ndryshime rrënjësore për procesin e kontrollit dhe verifikimit”, tha z. Cani. Deputeti i PD-së, z. Sherefedin Shehi, akuzoi ministrin Cani që për dy vite nuk ka arritur të sjellë të ardhura më tepër, ndonëse u rritën taksat. Z. Shehi tha se parashikimi për të ardhurat vitin e ardhshëm nuk është përpiluar drejt, duke theksuar se vetë raporti tregon që 12 miliard lekë do të jetë mosrealizimi.


Share