Komisioni për Sigurinë Kombëtare zhvilloi një takim me kursantë të Kursit të Lartë të Sigurisë dhe Mbrojtjes (KLSM).

  • Postuar më, 24/11/2015

Komisioni për Sigurinë Kombëtare zhvilloi një takim me kursantë të Kursit të Lartë të Sigurisë dhe Mbrojtjes (KLSM). Ata u pritën nga Kryetari i Komisionit, z. Spartak Braho, Sekretari i Komisionit, z. Piro Lutaj dhe nga z. Luan Rama, si anëtar i Komisionit të Sigurisë dhe si ish-Ministër i Mbrojtjes. Kursi i Lartë i Sigurisë dhe Mbrojtjes (KLSM) është kursi ë i lartë në piramidën e arsimit ushtarak në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë (FARSH). Kursi zhvillohet në gjuhën angleze me pjesëmarrjen e ushtarakëve të gradës kolonel në FA dhe vendet e rajonit dhe me gjere , si dhe pjesëmarrës nga institucionet e sigurisë dhe mbrojtjes së RSH. Ketë vit pjesëmarrësit ne Kursin e Larte për Sigurinë janë nga Shqipëria, Kosova , Maqedonia, Turqia , Greqia, Italia , Gjermania dhe Georgia. KLSM ka një kohëzgjatje prej tre muajsh. KLSM synon të trajnojë ushtarakë me gradën kolonel dhe nënkolonelose civilë ekuivalentë me ta, në tre fusha themelore: shkëmbim i përvojës midis vendeve të rajonit në fushën e  sigurisë dhe reformave të mbrojtjes; të eksplorojë rrugët e përbashkëta për zhvillimin dhe prosperitetin e rajonit; të promovojë përpjekjet e përbashkëta në mbështetje të integrimit euroatlantik. Takimi u zhvillua në një  format shumë të hapur,  ku pjesëmarrësit u njohën konkretisht me  rolin dhe ndikimin e institucionit të Kuvendit me anë të Komisionit të Sigurisë Kombëtare në lidhje me çështjet e sigurisë dhe mbrojtjes. Në fund të takimit pjesëmarrësit nëpërmjet drejtuesit të KLSM, Kol. Clirim Toci  shprehen vlerësimin e tyre për çka u informuan dhe për organizimin e kësaj vizite, duke shprehur se edhe në të ardhmen deshirojnë të ketë takime të të njeëtin format.


Share