Komisioni Hetimor “Për të kontrolluar zbatimin e legjislacionit në fuqi për administrimin e bazave të të dhënave shtetërore tatimore” shqyrtoi planin e punës

  • Postuar më, 18/11/2015

Komisioni Hetimor “Për të kontrolluar zbatimin e legjislacionit në fuqi për administrimin e bazave të të dhënave shtetërore tatimore” shqyrtoi miratimin e rregullores dhe planin e punës.

Kryetari i komisionit, z. Arben Ristani paraqiti propozimet për planin hetimor që sipas tij parashikon mbledhjen e informacionit për administrimin e bazave të të dhënave shtetërore tatimore nga Ministria e Financave, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve dhe Kontrolli i Lartë i Shtetit.

Deputetët e mazhorancës dhe opozitës kanë debatuar në lidhje me këtë çështje, ndërsa u kërkua më tepër kohë për të shqyrtuar planin e punës.

Në përfundim të diskutimeve, u ra dakord që në mbledhjen e radhës komisioni të miratojë planin hetimor, kalendarin dhe projektvendimin për thirrjen e dëshmitarëve.


Share