Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut si dhe Komisioni për Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë, shqyrtojnë disa ligje të rëndësishme

  • Postuar më, 16/11/2015

Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut shqyrtoi dhe miratoi projektligjet “Për disa ndryshime në ligjin nr. 9062, datë 8.5.2003, “Kodi i Familjes”, “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9695, datë 19.3.2007 “Për procedurat e birësimit dhe Komitetin Shqiptar të Birësimit”, të ndryshuar, “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 7961, datë 12.07.1995 “Kodi i Punës i RSH” të ndryshuar” dhe projektligjin “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 7895, datë 27.01.1995 “Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë” të ndryshuar”

Të pranishëm në mbledhjen e komisionit ishin zëvendësministri i Drejtësisë z. Arben Isarai, Drejtoresha e Kodifikimit në Ministrinë e Drejtësisë znj. Katrin Treska dhe Kryetrari i Komitetit Shqiptar të Birësimit z. Genci Terpo.

Në fjalën e tij z. Isarai bëri një përshkrim të projektligjit, duke theksuar edhe bashkëpunimin me institucionet ndërkombëtare që është ndjekur për hartimin e tij. “Propozimet për ndryshimet në ligjin nr 9695 datë 19.03.2007, për Proceduar e Birësimit dhe Komitetit Shqiptar të Birësimit, të shoqëruara këto edhe me ndryshimet në Kodin e Familjes lidhen me mendimin e dispozitave që prekin drejtpërdrejt çështjen e birësimit dhe janë rrjedhojë e një procesi të gjatë të konsultimit, që nga nëntori i vitit 2013 me një grup ekspertësh, që kanë dhënë kontribut të veçantë në mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve ndër vite dhe veçanërisht me ndihmën e madhe që është dhënë nga ekipi i ambasadës së SHBA, ekspertët e misionit OPDAT në Shqipëri dhe personalisht me ndikime edhe të ambasadorëve të SHBA-ve në Shqipëri. Ky propozim, së pari, vjen si produkt i nismës “Komunitetit i neni 5”. Është një iniciativë e përbashkët e ambasadave të SHBA-së dhe të Austrisë, objektivi kryesor i kësaj është, përmirësimi i situatës ligjore për trajtimin e atyre fëmijëve, prindërve biologjik, të cilët nuk janë në gjendje të kujdesen dhe vendosin të lënien e tyre në birësim”,- theksoi z. Isaraj.

Më pas deputetët vijuan diskutimin, duke miratuar në parim projektligjet “Për disa ndryshime në ligjin nr. 9062, datë 8.5.2003, “Kodi i Familjes”, “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9695, datë 19.3.2007 “Për procedurat e birësimit dhe Komitetin Shqiptar të Birësimit”, të ndryshuar si edhe në tërësi projektligjet Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 7961, datë 12.07.1995 “Kodi i Punës i RSH” të ndryshuar” dhe projektligjin “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 7895, datë 27.01.1995 “Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë” të ndryshuar”.

Projektligjet, për disa ndryshime në ligjin nr. 9062, datë 8.5.2003, “Kodi i Familjes”, “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9695, datë 19.3.2007 “Për procedurat e birësimit dhe Komitetin Shqiptar të Birësimit”, të ndryshuar u miratuan në parim edhe në Komisionin për Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë.

Të dy komisionet mbajtën një minutë heshtje në nderim të viktimave në ngjarjet terroriste që ndodhën në Francë


Share