Njoftim për Reformën në Sistemin e Drejtësisë

  • Postuar më, 15/11/2015

Tryezat rajonale për prezantimin dhe konsultimin publik të paketës së ndryshimeve kushtetuese do të nisin në qytetin e Elbasanit, nesër në datë 16 nëntor 2015, ora 11'00, në Hotel "Univers". Në këtë tryeze konsultative pritet të jenë të pranishëm gjyqtarë, prokurorë, avokatë, përfaqësues të shoqërisë civile, si dhe pedagogë të fushës së drejtësisë. Në bashkëbisedim e diskutim me ekspertët e nivelti të lartë, të pranishmit në këtë konsultim do të japin mendimet dhe sugjerimet e tyre lidhur me paketën e ndryshimeve kushtetuese, të cilat më pas do të shqyrtohen për t'u reflektuar në dokumentin për ndryshimet kushtetuese. Ftojmë mediat që të ndjekin dhe të pasqyrojnë këtë veprimtari dhe të gjithë të interesuarit për të marrë informacion lidhur me tryezat, që do të zhvillohen në kuadër të konsultimit publik, të vizitojnë faqen zyrtare të internetit për Reformën në Drejtësi, www.reformanedrejtesi.al


Share