Komisioni për Veprimtarinë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin së bashku me deputetët e qarkut të Korçës në bashkëpunim me OSBE-në zhvillojnë një takim konsultativ në Bashkinë e Kolonjës për mbrojtjen e pyjeve

  • Postuar më, 14/11/2015

Komisioni për Veprimtarinë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin  së bashku me deputetët e qarkut të Korçës në bashkëpunim me OSBE-në zhvilloi në Bashkinë e Kolonjës një takim me shoqërinë civili si edhe me përfaqësues të pushtetit vendor. Tema e këtij aktiviteti ishte nxitja e qytetarëve në procesin legjislativ ku një fokus ishte mbrojtja e pyjeve si edhe rregullimi legjislativ për garantimin e një zhvillimi të pyjeve në Shqipëri. Në fjalën e saj, deputetja e qarkut të Korçës, znj. Arta Dade theksoi rëndësinë që ka mbrojtja e pyjeve në Shqipëri duke shtuar se për këtë mund të bëhen edhe ndryshime legjislative. “Sot padyshim Kolonja është e interesuar të dëgjojë jo vetëm konstatimet por edhe politikat se si do të mundemi që pyet që ka kolonja, por i gjithë qarku I Korçës ti vëmë në shërbim dhe në të mirë të komunitetit. Janë një pasuri me të cilën është abuzuar, janë një pasuri që shqetëson banorët e kësaj zone dhe janë një pasuri që ne mund të na sillni për të gjithë komunitetin të ardhura përmes politikave zhvillimore të turizmit dhe në mënyrë të veçantë duhet nisur nga mbrojta e pyjeve. Sigurisht që legjislacioni është i kompletua, ndoshta është e domosdoshme që të rishikohet, por besoj që strukturat përgjegjëse dhe ristrukturimi që ministria e mjedisit ka ndërmarrë në këtë drejtim, mbase është një hap në drejtimin e duhur për ti mbrojtur pyjet dhe për ti shtuar ato në të mira për komunitetin dhe jo për një grusht abuzuesish që ndër vite i kanë shkatërruar ato, I kanë prerë pa kriter dhe janë marrë me trafikun e lëndës drusore. Besoj që në radhë të parë duke u ngritur kundër këtyre dukurive ne manifestojmë civilizimin, qytetarinë dhe është detyrë edhe e jona si parlamentar që në bashkëveprim me strukturat përgjegjëse ligj zbatuese për të parandaluar rrënimin e mëtejshëm të pyjeve, por edhe politik bërë se për ti shndërruar pyjet në një pasuri në të mirë të këtij komuniteti”,- theksoi znj. Dade në fjalën e saj. Ambasadori I OSBE-së në Tiranë, z. Florian Rauning theksoi rëndësinë që kanë këto takime ndërmjet deputetëve dhe popullit ku në fokusin e këtyre takimeve duhet të jenë politikat zhvillimore. “Me takime të tilla komunikimi si ky - mes deputetëve dhe zgjedhësve - Prezenca ndihmon Kuvendin që të forcojë llogaridhënien dhe transparencën. Gjithashtu, ne mbështetim Kuvendin në informimin e qytetarëve dhe të shoqërisë civile në lidhje me mënyrën se si funksionon Kuvendi dhe  mundësitë e tyre për të marrë pjesë në vendimmarrje. Kolonja njihet për historinë e saj, për produktet bujqësore, pyjet dhe burimet natyrore. Këto duhet të përdoren në mënyrë të efektshme dhe të qëndrueshme, për të përmirësuar cilësinë e jetës për banorët. Një nga çështjet kyçe që do të diskutojmë sot është mbrojtja dhe ripërtëritja e këtyre burimeve, veçanërisht e pyjeve të zonës. Edhe pse pushteti vendor ka ndërmarrë disa nisma, disa pyje në Kolonjë dhe pjesë të tjera të qarkut të Korçës janë dëmtuar rëndë nga prerjet e paligjshme dhe shfrytëzimi pa kriter në dekadat e fundit”,- theksoi ambasadori Rauning. Më pas deputetët dhe të pranishmit vijuan diskutimet në formun për të gjitha problematikat që kanë lindur në mbrojtjen dhe në zhvillimin e pyjeve në Shqipëri, veçanërisht në Bashkinë e Kolonjës.


Share