Kryetarja e Komisionit për Politikën e Jashtme, znj. Arta Dade shpreh ngushëllime për sulmet terroriste që ndodhën në Paris

  • Postuar më, 13/11/2015

Nga Kolonja ku ishte e pranishme në një aktivitet parlametar, Kryetarja e Komisionit për Politikën e Jashtme, znj. Arta Dade i shprehu ngushëllimet popullit francez pas sulmeve terroriste që ndodhën mbrëmë në Paris. Znj. Dade theksoi se Shqipëria do të vijojë të japë kontributin e saj maksimal në luftën kundër terrorizmit.

“Dua ta nisim me një nderim për viktimat e mbrëmshme në Paris si rezultat i një akti terrotrist dhe është e dhimbshme dhe revoltuese që Parisi, një nga qendrat e jashtëzakonshme europiane bëhet preh e sulmeve terroriste. Shqipëria është e rreshtuar në koalicionin anti-terror dhe ne do të vazhdojhmë të mbetemi të angazhuar për të dhënë kontributet tona në luftën kundër terrorizmit. Dua t’u shpreh ngushëllimet familjeve të viktimave, kolegëve të mi të delegacionit në Asamblenë Parlamentare dhe përfaqësuesve të Francës. Duhet të bashkohemi me të gjithë solidaritetin dhe angazhimin serioz të shtetit shqiptar dhe të gjithë Europës për të artikuluar akoma më fortë politikat tona të përnbashkëta për sigurinë europiane, rajonale dhe globale”, - deklaroi znj. Arta Dade.


Share