Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut miraton një projektligj të rëndësishëm në fushën e sigurimeve shoqërore

  • Postuar më, 03/11/2015

Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut shqyrtoi dhe miratoi projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Maqedonisë, për mbrojtjen shoqërore”.

Të pranishëm në mbledhjen e komisionit, ishin ekspertë nga Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë dhe Instituti i Sigurime Shoqërore.

“Marrëveshja është përgatitur, bazuar në detyrimin që kemi, nga marrëveshja e Stabilizim Asociimit, që parashikon kuadrin e lëvizjes së lirë të shtetasve, detyrimin, që qeveria shqiptare të marrë masën për koordinimin e skemave të sigurime shoqërore”,- theksuan ekspertët që ishin të pranishëm në mbledhjen e komisionit.

Pas prezantimit të bërë, anëtarët e komisionit e miratuan projektligjin në parim dhe në tërësi duke ia kaluar për shqyrtim seancës plenare.


Share