Projektligji “Për krijimin dhe funksionimin e Këshillit Kombëtar për shoqërinë civile” miratohet në Komisionin për Punën Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë
- Postuar më, 02/11/2015

Komisioni për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë, shqyrtoi dhe miratoi nen për nen projektligjin “Për krijimin dhe funksionimin e Këshillit Kombëtar për shoqërinë civile”.
Në mungesë të kryetares së komisionit, znj. Albana Vokshi, mbledhja u drejtua nga nënkryetarja znj. Klodiana Spahiu.
Të pranishëm në mbledhjen e komisionit ishin Zëvendësministrja e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, znj. Gentiana Sula.
Gjatë punimeve të komisionit, deputetët e opozitës bënë disa propozime, që u morën në konsideratë nga anëtarët e komisionit, në shqyrtimin nen për nen të projektligjit. Në fund të mbledhjes, komisionit e miratoi projektligjin.
Kjo mbledhje u zhvillua pas përfundimit të procesit të seancave dëgjimore me grupet e interesit, ku në mbledhjen e shkuar, Komisioni për Punën Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë zhvilloi edhe seancën dëgjimore me grupet e interesit