Komisioni Hetimor “Për verifikimin e ligjshmërisë së emërimeve në detyrë në administratën shtetërore, entet publike apo shoqërore tregtare shtetërore”, zhvilloi mbledhjen e parë të konstituimit

  • Postuar më, 02/11/2015

Komisioni Hetimor “Për verifikimin e ligjshmërisë së emërimeve në detyrë në administratën shtetërore, entet publike apo shoqërore tregtare shtetërore, për periudhën 15 shtator 2013 - 30 shtator 2015” zhvilloi mbledhjen e parë të konstituimit.

Kryetari i komisionit, z. Genc Pollo u prezantoi anëtarëve edhe objektin e këtij hetimi, që u shoqërua edhe me diskutime nga deputetët pjesëmarrës në këtë komision.

Më tej, deputetët e mazhorancës propozuan z. Ulsi Manja, si sekretar të komisionit. Edhe opozita ra dakord për këtë propozim dhe votoi pro zgjedhjes së z. Manja, si sekretar i komisionit.

Në mbledhjen e radhës do të diskutohet për planin e hetimit të këtij komisioni.


Share