Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.7895,datë 27.1.1995, “Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë”të ndryshuar shqyrtohet në Komisionin për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut

  • Postuar më, 27/10/2015

Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut shqyrtoi sot projektligjin “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.7895,datë 27.1.1995, “Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë”të ndryshuar.

E pranishme në mbledhjen e komisionit ishte Ministra e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, znj. Ermonela Felaj.

Pasi shqyrtoi në mbledhjet e mëparshme projektligjin në parim, deputetët e komisionit vijuan shqyrtimin nen për nen të tije duke lënë të hapur disa nene për tu rishqyrtuar në mbledhjet e mëtejme. Ministrja iu përgjigj pyetjeve që kishin deputetët për nenet e caktuara duke dhënë edhe sqarimet lidhur me problematikat që u ngritën në diskutimin nen për nen.

Projektligji tjetër që ishte parashikuar për tu shqyrtuar në mbledhjen e komisionit “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 7961, datë 12.07.1995 “Kodi i Punës i RSH” të ndryshuar”. u shty për në seancën e ardhshme të punimeve të Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut


Share