Deklarata e kryetares së Komisionit për Integrimin Europian pas përfundimit të COSAP

  • Postuar më, 23/10/2015

Deklarata e kryetares së Komisionit për Integrimin Europian pas përfundimit të COSAP

Në përfundim të takimit të 11 të Komisioneve Parlamentare të çështjeve të integrimit europain të vendeve të Europës Jugrlindore, Kryetarja e Komisionit për Integrimin Europian të Shqipërisë, znj. Majlinda Bregu mbajti një deklaratë për shtyp.

Deklarata e plotë e znj. Majlinda Bregu

“Ky ishte takimi i 11 i Komisioneve Parlamentare të çështjeve të integrimit europian të Europës Juglindore, që u zhvillua në Tiranë, pasi Shqipëria përmbylli sot presidencën 6 mujore të këtij procesi dhe përveç iniciativave të përbashkëta, që rajoni ka nevojë çdo ditë e më shumë, për ti përforcuar dhe për ta bërë këtë proces të prekshëm për qytetarët dhe jo vetëm të qëndërzohet në debatin ndërmjet nesh që merremi me procesin çdo ditë, besoj se arritja më e mirë e këtij takimi, ishte fakti që u konsolidua dhe u aprovua nga të gjithë përcjellja e idesë së Shqipërisë për pjesëmarrjen në samitin e ardhshëm, që do të zhvillohet në Paris, apo për përfshirjen e parlamentarëve, si një komponent i shtuar i procesit të Berlinit. Nisur nga fakti se Procesi i Berlinit siguron sot një marrëdhënie të re ndërmjet Bashkimit Europian dhe rajonit, duke i dhënë një perspektivë më të qartë zhvillimit të rajonit dhe sigurisht duke dëshiruar që në plotësim të funksionit të parlamentit për të kontrolluar qeveritë në proces, por njëkohësisht edhe për të mbështetur ato reforma, të cilat janë reforma të rëndësishme në rrugën e integrimit të vendeve tona drejt Bashkimit Europian, besoj se ky vendim ishte vendimi më i rëndësishëm i kësaj konference. Kemi pasur një propozim për përfshirjen e Kosovës si anëtare e të drejtave të plota në konferencë. Për shkak të anulimit të pjesëmarrjes të delegacionit nga Mali i Zi, për hir të situatës së tyre politike, ky vendim nuk u arrit të merret, pasi pala serbe nuk e quajti, le të themi dakordësinë me shkrim që delegacioni i Malit të Zi depozitoi, duke rënë dakord me propozimet dhe amendamentet, por do të ngelet një çështje, e cila do të shqyrtohet gjatë vazhdimit të presidencës së radhës e cila do të jetë presidenca e Bosnje-Hercegovinës”.


Share