Komisioni për Sigurinë Kombëtare miraton një projektligj të rëndësishëm për trajtimin e të burgosurve

  • Postuar më, 05/10/2015

Komisioni për Sigurinë Kombëtare shqyrtoi dhe miratoi projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr 8328 date 16.04.1998 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të të paraburgosurve ”të ndryshuar”.

I pranishëm në mbledhjen e komisionit ishte Drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme i Burgjeve z. Artur Zoto si edhe znj. Katrina Treska, Drejtorisë e Kodifikimit në Ministrinë e Drejtësisë.

Në fjalën e saj, znj. Treska bëri një prezantim të projektligjit duke theksuar synimin dhe risitë që ai sjell.

“Qëllimi kryesor i projektligjit është përmirësimi i kushteve për trajtimin e personave të dënuar me burgim, për të garantuar respektimin e të drejtave dhe liritë e tyre themelore në përputhje me aktet e Bashkimit Europian, aktet ndërkombëtare në fuqi dhe standardet e pranuara botërisht përmes futjes së nocionit të burgut me nocion të hapur”,- theksoi znj. Treska.

Më pas deputetët vijuan seancën e pyetjeve për projektligjin si edhe diskutimet ku në fund e miratuan atë në parim dhe në tërësi duke ia kaluar për shqyrtim seancës plenare.


Share