Komisioni për Integrimin Europian shqyrtoi dy projektligje të rëndësishme

  • Postuar më, 16/09/2015

Komisioni për Integrimin Europian  shqyrtoi dy projektligje të rëndësishme. Gjatë shqyrtimit të projektligjeve, anëtarët kërkuan praninë e përfaqësuesve në nivel politik të Ministrisë së Transporteve dhe Infrastrukturës dhe të Ministrisë për Inovacionin dhe Administratën Publike. Me konsensus anëtarët vijuan me shqyrtimin dhe miratimin e projektligjit "Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në konventën MLC të Organizatës Ndërkombëtare të Punës (ILO) "Për punën detare" 2006".

Më pas, Komisioni shqyrtoi dhe projektligjin “Për identifikimin elektronik dhe shërbimet e besuara. Përfaqësuesit e Ministrisë për Inovacionin dhe Administratën Publike u shprehën se ligji synon të krijojë kuadrin e nevojshëm ligjor për identifikimin elektronik, vulat elektronike dhe shërbime të tjera që lidhen me identitetin virtual dhe transmetimin e sigurt të të dhënave. Përdorimi i mjeteve të sigurta elektronike do t’i mundësojë sektorit publik e privat identifikimin elektronik dhe autentifikimin në portalet e shërbimeve publike.


Share